Kryetar i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Vesel Memedi me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit të gjithë besimtarëve mysliman u uron këtë muaj të shenjtë. “Sot filluam me muajin e bekuar të Ramazanit. Ky muaj i adhurimit, mëshirës dhe pendimit, na mundëson që të dëshmojmë përkushtimin tonë për pastërti shpirtërore, humanitet, solidaritet, ndershmëri, tolerancë dhe dashuri. Ky muaj le të jetë një intervenim hyjnorë që do të largojë barrën tuaj, ndriçoj errësirën, dhe lehtësoj dhembjen tuaj dhe të na shërbejë ky muaj si një inspirim për sinqeritet, mirëkuptim dhe dashuri mes njëri-tjetrit. Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të RDK-së t’ju uroj mbarë besimtarëve mysliman agjërim të lehtë, mbarësi e begati!”, thuhet në urim.