Nuk janë bërë ende 2 muaj qëkur Prince Harry dhe Meghan Markel kurorëzuan dashurinë e tyre. Mirëpo, mediat britanike janë revoltuar nga shpenzimet për veshje te dukeshës së re.
Që pas martesës me princin, ajo ka pasur një axhendë të ngjeshur me aktivitete dhe për këtë arsye i është dashur që të shpenzojë edhe për veshje luksoze.
Sipas ”Daily Mail”, në 15 daljet e saj publike, Meghan ka veshur 15 firma të ndryshme, secila prej tyre më e shtrenjtë se tjetra. Media britanike thekson se këto veshje të dukeshës kanë kushtuar 155 mijë paund.