Shkup, 17 qershor – Ministrat e Punëve të Jashtme të Greqisë dhe Maqedonisë e nënshkruan marrëveshjen me të cilën Ish- Republika Jugosllave e Maqedonisë tani do të quhet “Republika e Maqedonisë së Veriut”, raportojnë mediat elektronike bullgare.
Raportet deri më tani janë pothuajse pa komente, vetëm informacione se është nënshkruar në fshatin grek në bregun e Liqenit të Prespës, me ç’rast delegacionet u zhvendosën në anën e Maqedonisë.
Portali 24 orë.bg thekson se “marrëveshja historike është fakt” dhe në titull thekson se Cipras nga Zaev ka fituar një kollare të kuqe.
“Pas nënshkrimit dhe fjalimeve zyrtare, kryeministri grek fitoi për dhuratë – kollare të kuqe. Ai akt simbolik si duket është hapi i parë ndaj daljes së Greqisë nga kriza.
Edhe agjencia informative bullgare “Blic” ndau hapësirë të veçantë për gjestin e Zaevit.
“Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev papritur vendosi t’i dhurojë diçka homologut grek Aleksis Cipras, me të cilin para disa minutash zyrtarisht e konfirmuan ndryshimin e emrit të Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut…
Mediat bullgare gjithashtu e përcjellin edhe mesazhin në Fejsbuk të Borisov i cili i përshëndeti kryeministrin e Maqedonisë dhe të Greqisë dhe shkroi se marrëveshja për çështjen e emrit e hap rrugën e Republikës së Maqedonisë drejtë BE-së dhe NATO-s.