Një burrë,i cili është i prekur nga virusi HIV prej 11 vitesh, pavarësisht se ishte i vetëdijshëm për sëmundjen, vazhdoi të kryente marrëdhënie seksuale me disa partnere pa marrë ndonjë masë mbrojtëse.
Për këtë arsye, në fund të një hetimi të koordinuar nga Prokurori Publik i Ankonës, policia e arrestoi burrin në rajonin e Marche.
36-vjeçari tani është në burg. Viktimat e mundshme të infektimit mund të jenë 228 vajza e gra, shumë prej tyre të njohura nga rrjetet sociale.