Sipas rangimit të Pasport indkes, më të mirë janë pasaportat e Gjermanisë dhe Singaporit me të cilët pa vizë mund të udhëtohet në 159 shtete. Sipas Pasport indeks, liri më të madhe për udhëtim në botë kanë gjermanët dhe banorët e Singaporit, të cilët me pasaportën e tyre nuk kanë nevojë të nxjerrin vizë dhe të vizitojnë madje 159 shtete. Vlera e pasaportës caktohet sipas një sërë parametrave, por më të rëndësishme janë vizat.
Kroatët mund të udhëtojnë pa vizë në 144 shtete, sllovenët në 150, serbët në 112, qytetarët e Maqedonisë mund të udhëtojnë pa vizë në 108 shtete. Ndërsa banorët e BeH-së – 101, dhe Mali i Zi në 105 shtete. Në fillim të vitit me pasaportë të Singaporit mund të udhëtohet në 157 shtete, me gjermane në 158, ndërsa tani shtete janë barazuar.
Pasaporta e SHBA-së e cila deri para dy viteve ishte më e “fuqishme”, tani nuk është as midis 10 të parëve. Ato vende janë për shtet evropiane me përjashtim të Singaporit dhe Koresë së Jugut e cila është në vendin e 4-të. E treta është Suedia, ndërsa nga vendi i pestë deri në të dhjetin janë Danimarka, Finlanda Italia, Franca, Spanja dhe Norvegjia. Rusët mund të udhëtojnë pa vizë në 107 shtete, shtetasit e Kinës në 58. Banorët e Afganistanit mund të udhëtojnë vetëm në 22 shtete pa vizë, ndërsa midis pesë “më të këqijve” janë edhe Pakistani, Iraku, Siria dhe Somalia.