Paris Saint-Germain është skuadra e vetme në të cilën Andrè Pierre Gignac nuk do të shkonte kurrë “për asgjë në botë”. I intervisutar nga revista “Life and Style”-“Jetë dhe stil”, sulmuesi 32-vjeçar francez, ish-futbollisti i Marseille, që tashmë aktivizohet te Tigres, në Meksikë, ka deklaruar hapur urrejtjen e tij sportive ndaj skuadrës së kryeqytetit francez, PSG.
“Urrej vetëm PSG. Preferoj të vdes, më mirë se të firmos për atë klub. Nuk do të shkoja edhe nëse do të më ofronin një rrogë 10 herë më të madhe. Nuk e keni as idenë më të vogël se sa e kam shijuar atë gol të gjashtë të Barcelonës në Champions League. Tremba bashkëshorten time. Ndihem mirë këtu në Meksikë, dua të vazhdoj këtu. Përfaqësuesja? Koha ime tashmë ka kaluar. Ka një seleksionim të bukur me shumë të rinj që sapo janë bashkuar me futbollin cilësor. Unë nuk e shoh veten në Botërorin e Rusisë”