Me flokë të gjata e mjekër të thinjur, aktori shqetëson fansat (FOTO)

42

Jim Carrey ka bërë gjithë botën të qeshë me humorin e tij në shumë filma, por postimi i fundit i bërë në rrjetin social “Twitter” ka trishtuar fansat e aktorit. Ylli hollivudian thuajse nuk njihet fare në një foto të postuar së fundmi në “Twitter”, ku është shfaqur me flokë të gjata e mjekër të thinjur. Fansat kanë reaguar menjëherë ndaj kësaj fotografie ku njëri prej tyre shkruan: “Jim Carrey duket shumë i vjetër dhe kjo është e trishtueshme”. Një tjetër shton: “Duhet ta shikoja për 5 minuta këtë foto për të kuptuar që ishte Jim Carrey”. Ka patur edhe nga ato komente, të cilat e kanë krahasuar Carrey me aktorin e ndjerë, Robin Williams.

Të Ngjajshme