Moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë. Paradite me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa pasdite në disa vende do të ketë kushte për dukuri të jostabilitetit lokal me reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut dhe bubullima, sidomos në pjesët juglindore të vendit. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri 20 gradë, ndërsa e ditës prej 30 deri 36 gradë.
UV indeksi do të ketë vlerën 9. Në Shkup mot i ngjashëm, me diell dhe i nxehtë me vranësira mesatare. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 19 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri 35 gradë. Vazhdon periudhë e motit shumë të ngrohtë me temperatura mbimesatare maksimale të ditës. Akoma më ngrohtë pritet të jetë të enjten kur përgjatë Vardarit dhe Pellagonisë pritet që temperatura të arrijë deri 40 gradë. Nuk përjashtohet që të premten dhe të shtunën në disa vende temperatura do të tejkalojë 40 gradë.