Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se muri në veri të Mitrovicës do të rrënohet gjithsesi. “Muri do të rrënohet gjithsesi. Nuk e di më 1 apo më 17 shkurt. Por ai do të rrënohet”, ka thënë Veseli pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Parlamentit të Kosovës. Veseli ka shprehur optimizëm edhe për mbarëvajtjen e sesionin pranveror të Kuvendit që duhet të fillojë në këtë javë. “Muri është artificial. Ai do të rrënohet. I thërras qytetarëve që të kenë besim në shtet. Do të rrënohet. Është promovim i një koncepti ndarës. Edhe te treni s’keni besuar se do të ndalet. Besoni më shumë në institucione”, ka thënë Veseli.