Mbushësi i iPhone 8 do të vij me wireless

466

iPhone 8, apo siç thuhet mund të quhet iPhone X, smartphone i shumë pritur nga Apple për 10-vjetorin e tij, mund të ketë një sistem ushqimi wireless, pa kabllo. Një tjetër elementë që sipas zërave të fundit mund të rrisë çmimin e produktit, duke patur parasysh se duhet blerë dhe pajisja shtesë. Sipas faqes 9to5Mac, Apple tashmë është mes anëtarëve të konsorciumit Wireless Power, dhe ky element do të forconte zërat mbi një iPhone me ekran pa kufizime, që mund të ushqehet me “wireless”. Një sistem i tillë përdoret tashmë nga Apple Watch.  Edhe kabulli për kufjet tradicionale, i përfshirë në paketimin e iPhone 7, me iPhone 8 mund të jetë një aksesor më vete. Pajisja thonë faqe të ndryshme teknologjike mund të jetë e kushtueshme dhe mund të kalojë çmimin 1 mijë dollarë në versionin bazik. Ekrani Oled që do të ketë mund t’i kushtojë Apple pothuajse dyfishin e ekranit Lcd të përdorur në modelet aktuale.

Të Ngjajshme