Uashington, 16 janar – Snajperistë të vetmuar, kamionë si armë sulmuese, drone të armatosura… e gjithë kjo llogaritet si rrezik i mundshëm i sigurisë në inaugurimin presidencial të Donald Trampit të premten në Uashington, në të cilin priten rreth një milion persona. Pasi që dy xhihadistë kanë vrarë dhjetëra njerëz në dy sulme me kamionë në Nicë dhe Berlin vitin e kaluar, shërbimet amerikane të sigurisë ndërmarrin masa të veçanta, me qëllim diçka ngjashëm të mos përsëritet në kryeqytetin e tyre. Edhe derisa Uashingtoni është në gjendje të përhershme të vigjilencës nga komplote të mundshme nga “Shteti Islamik” ose Al Kaeda, në disa vitet e fundit u tregua se vendi është i ndjeshëm në sulmet nga brenda, të cilat janë vetëm të inspiruar nga xhihadistët jashtë SHBA-së, por të zbatuara nga ekstremistët vendorë. “Nuk kemi asnjë kërcënim të besueshëm për inaugurim”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Xhej Xhonson. Rreth 28.000 pjesëtarë të forcave të sigurisë në uniformë dhe civilë nga pesëdhjetë shërbime të ndryshme amerikane të sigurisë, duke e përfshirë Shërbimin Sekret, Gardën Nacionale, FBI-në, do të sistemohen në Uashington në solemnitetet inauguruese. Ndryshe, ceremonia do të fillojë me vendosje të kurorës së luleve në Arlington, do të vazhdohet me dhënie të betimit, pastaj parada inauguruese dhe seria e ballove, që të në fund të përfundojë me meshë në Katedralen nacionale të shtunën. Parada tradicionale përmes Avenysë Pensilvania nga Kapitoll deri te Shtëpia e Bardhë, gjithashtu, do të jetë provim për shërbimet e sigurisë. Shërbimet e sigurisë presin mes 700 dhe 900 mijë njerëz në inaugurim, duke përfshirë edhe të paktën 99 grupe, të cilët planifikojnë protesta.