Maroku ndalon prodhimin dhe shitjen e burkës

Në Marok ndalohet prodhimi dhe shitja e burkës, shamisë që mbulon gjithë fytyrën dhe lë zbuluar vetëm sytë. Urdhri vjen nga ministria e Brendshme, përmes të cilit detyrohen shitësit...

Në Marok ndalohet prodhimi dhe shitja e burkës, shamisë që mbulon gjithë fytyrën dhe lë zbuluar vetëm sytë. Urdhri vjen nga ministria e Brendshme, përmes të cilit detyrohen shitësit dhe prodhuesit e veshjeve, që të mos prodhojnë më burka. Kush nuk e respekton urdhrin, rrezikon konfiskimin e mallit dhe mbylljen e aktivitetit. Gjithçka u lajmërua nëpërmjet një flete të vendosur në tregje dhe aktivitetet që merren me prodhimin e saj nga policia, ku lexohet, “Urdhri ndalon prodhimin dhe shitjen e burkës. Jeni të ftuar që brenda 48 orësh të zhdukni çdo mbetje që keni. Kush kundërshton do i sekuestrohet malli dhe do i mbyllet dyqani”. Një burkë, siç shkruan noa.al shitet për 50-60 dirham, ekuivalente me 5-6 euro. Urdhri i cili nuk u prit mirë nga shitësit është argumentuar për arsye sigurie. Shumë shpesh grabitës të ndryshëm e përdorin për të fshehur fytyrën.

Kategoritë
Globi
Ska komente

Publiko komentin

*

*

Të ngjashme