Sergio Ramos e bëri përsëri, shkruan e përditshmja spanjolle Marca, pas përfundimit të klasikes spanjolle ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit. Kur gjithçka po shkonte keq për Real Madridin ishte kapiteni ai që doli edhe njëherë në skenë në fund të takimit për të marr pikët për klubin e tij, transmeton Koha.net. Ramos shënoi në minutën e 90 në barazimin prej 1 me 1 kundër Barcelonës në Camp Nou, për të mbajtur distancën prej gjashtë pikëve ndaj saj si lider i La Ligës, dhe Reali mbetet i pamposhtur në 33 ndeshje. “Goli i minutën së 90-të në Camp Nou është trilogjia e golave të tij të magjishëm, përkrah atyre që shënoi në Lisbon kundër Altetico Madridit dhe në Norvegji ndaj Sevillës në Superkupën e Evropës në këtë sezon. Ky është ‘Supermani’ Ramos”, shkruan Marca.