Nga Lihtenshtajni, Bujar KURTAJ
Vaduz, 24 mars – Përfaqësuesja e Maqedonisë ka ndërpre serinë negative pa fitore si mysafir nga viti 2010. Me rezultatin 0-3 verdhekuqtë kanë mundur Lihtenshtajnin në “Rheinpark Stadium” në Vaduz.Mbrojtja e Lihtenshtajnit u thye në minutën e 43 kur Boban Nikollov me një gol të bukur e kaloi përfaqësuesen e Maqedonisë në epërsi me 1:0. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Ndryshe, në pjesën e dytë në skenë doli Ilija Nestorovski, i cili shënoi dy gola, fillimisht në minutën e 68 dhe më pas në minutën e 73. Vlen të përmendim se Nestorovski lëshoi mundësinë të shënon hat-trik, pasi në minutën e 90-të nuk shënoi nga pika e bardhë.
Ndryshe për Maqedoninë kjo ishte ndeshja e pestë në kualifikimet për plasman në KB Rusi 2018. Derisa pas kësaj fitore Maqedonia mban pozitën e 5-të.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.