Manhart Performance edhe zyrtarisht ka promovuar modelin e saj të modifikuar BMW M2, i quajtur Manhart MH2 630. Para se gjithash, modelin Manhart MH2 630 e lëviz motori me gjashtë cilindra 3,0 litërsh nga modeli BMW M4, por forca e tij është rritur në 630 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 750 Nm. Nuk ka të dhëna rreth përshpejtimit nga 0 në 100 km/h dhe për shpejtësinë maksimale. Një pjesë të pakos e përbën edhe trupi “Aero body”, kapaku i motorit nga fibrat e karbonit me vrima për ajër, fellnet e zeza 19 inç, papuçet e frenave me ngjyrë ari, frena keramike Kolben, sistemi i gazrave sportiv, shenjat Manhart dhe ngjyra metalike Individual Sunburst Gold. Sa i përket interierit, aty është lëkura Alkantara, timoni Alkantara dhe ulëset sportive Recaro Sportster CS.