Një histori absurde, por që mund t’i kushtojë shtrenjtë Mançester Sitit. Klubi anglez është vënë nën akuzë dhe po hetohet nga federata angleze, pasi ka shkelur rregullat për kontrollet anti-doping. Në fakt, nuk bëhet fjalë për ndonjë rast pozitiv, por sipas rregullores, klubet duhet të njoftojnë në mënyrë të detajuar për vendndodhjen e lojtarëve edhe gjatë javës, në rast se planifikohet ndonjë test antidopingu pas stërvitjes. Me sa duket, Siti ka ndryshuar program, por nuk e ka njoftuar antidopingun, që tashmë është ankuar te federata angleze. Nuk dihet ende çfarë ndodh në raste të tilla, por nuk përjashtohet një gjobë e rëndë, ndërsa nuk bëhet fjalë për ndonjë ndëshkim me heqje pikësh.