Me Zlatan Ibrahimovic në infermeri për shkak të këputjes së ligamenteve të kroçiatit, është Marcus Rashford ai që duhet të mëndojë për të dërguar topin në rrjetë për skuadrën e Manchester United. I intervistuar nga “Telegraph”, sulmuesi i talentuar anglez i datëlindjes 1997, ka treguar për një ditë normale të tij në shtëpi me të ëmën. “Mami im, edhe sot e kësaj dite vazhdon të më bërtasë e të më qortojë”, deklaroi sulmuesi 20-vjeçar i Manchester United.“Unë kam qenë gjithmonë kështu, luaja kudo, brenda shtëpisë, në park, në parkingjet e dyqaneve. Nëse do të mundja, do ta bëje akoma, por është e vërtetë që tashmë kjo gjë është bërë më e vështirë për mua. Gjithsesi, ndonjëherë arrij akoma të gjej ndonjë shteg të qetë, pavarësisht gjithçkaje. Vazhdoj akoma të kem një dëshirë të çmendur për të luajtur, unë njëlloj si vëllezërit e mi. Vendi nuk bën dallim, qoftë në oborr, apo brenda shtëpisë. Nëse kam thyer ndonjë gjë me top? Po, dhe është pikërisht për këtë gjë që mamaja vazhdon të më qortojë e kritikojë”, tregoi Rashford.