Një person ka humbur jetën dhe 22 të tjerë mbetën të plagosur, pasi një makinë, që po lëvizte me shpejtësi, ka goditur njerëzit në Times Square në Nju Jork, kanë thënë autoritetet. Viktima është një vajzë e re, ndërsa raportohet se drejtuesi i mjetit është arrestuar. Kryetari Nju Jorkut Bill de Blasio tha se “nuk ka asnjë indikacion se kjo ka lidhje me terrorizëm. Si pjesë e rritjes së sigurisë, ne do të rrisim praninë tonë policore në qytetin e Nju Jorkut”, tha ai. Komsioneri policor, James O’Neill e ka identifikuar të dyshuarin si Richard Rojas, 26-vjeçar nga lagjja Bronx e Nju Jorkut. De Blasio ka thënë se i dyshuari ka qenë pjesë e marinës së SHBA-së dhe ka pasur të kaluar kriminale. Zyrtarët e sundimit të ligjit megjithatë kanë treguar se FBI është duke punuar me policinë për të hetuar këtë incident.