Shkup, 24 prill – Të gjitha rekuizitat janë shitur në ankand publik për 20 mijë euro në një firmë të Prilepit e cila do ti përdor për hekur të vjetër. të punësuarit në NP Parqe dhe Gjelbërime i kanë ngarkuar të gjitha dhe thanë se do ti dorëzojnë tek firma që i ka blerë ato, informon Koha.
Drejtori i Parqeve dhe Gjelbërimeve, Adrijan Muça, thotë se pasi janë larguar nga Parku rekuizitat janë dërguar tek ndërmarrja e tyre nëpër depo. “Pasi janë të vjetra thuajse 50 vjet dhe nuk mund të shfrytëzohen më vendosëm ti shesim në ankand publik. Të gjitha i shitëm për 20 mijë euro një firme që do ti përdor ato për hekur të vjetër” ka thënë Muça për sdk.mk. Ndryshe, Luna Parku në Shkup ishte ndërtuar në vitin 1973 dhe prej atëherë kurrë më nuk ishte rinovuar.