Ka përfunduar operacioni i nxjerrjes së futbollistëve dhe trajnerit të tyre nga shpella në veri të Tajlandës. Grupi i zhytësve ka mundur të ekzekutojë një mision të suksesshëm në kohë rekord, pasi kushtet brenda shpellës ishin shumë të vështira. 12 futbollistët dhe trajneri i tyre tashmë janë shpëtuar pas një operacioni tre ditor, duke bërë kështu një akt të jashtëzakonshëm.Fëmijët e vegjël dhe trajneri kanë qëndruar për 17 ditë të izoluar në shpellë, ndërsa autoritetet shëndetësore raportojnë se gjenda e tyre është e mirë. Grupi i shpëtimit ishte i përbërë nga zhytës vendas deh të huaj. Gjatë operacionit, ata janë përballur me vështirësi të shumta, pasi krahas errësirës, llucës, distanca dhe lodhja ishin të konsiderueshme. Familjarët dhe autoritetet kanë përgëzuar ekuipazhin e shpëtimit për punën e jashtëzakonshme dhe njëherësh tejet humane.