Shkup, 20 korrik – Arbër Basha nga Tirana do të jetë futbollisti i ri i Vllaznisë së Pozharanit. Lajmin për gazetën KOHA e konfirmoi menaxheri nga Shkupi, dhe drejtori i klubit kosovar Faruk Pograxha.
“Arbër Basha, futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë deri 21 vjeç nga dita e sotme është futbollist i Vllaznisë nga Pozharani. Bëhet fjalë për një futbollist të talentuar, i cili së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së Brizhit deri 21-vjeç. Ai do të jetë pjesë e klubit të Vllaznias deri në fund të sezonit, por nëse në adresë të tij arrin ndonjë ofertë serioze, ai do të mund të largohet pa problem nga klubi”, deklaroi për KOHA, Pograxha. (koha.mk)