Aktorja e njohur, Lindsay Lohan është duke lansuar linjën e re të bizhuterive. Ylli që së fundmi duket se është duke përmirësuar imazhin e saj ka postuar disa fotografi ku shihet në një jaht në Kanë e poshtë tyre shkruan “Bizhuteritë Lohan”. Zëdhënësit për media të Lohan nuk kanë dashur të japin më shumë detaje pos duke thënë se diçka e re po vjen nga ajo. Aktorja kishte provuar edhe në vitin 2011 të niste një biznes me Pascal Mouwad, por dështoi.