Pas largimit të Rashid Ghezzal në Kupën e Kombeve të Afrikës dhe Aldo Kalulut si huazim te Rennes, Olimpik Lion kërkon të përforcojë sektorin e sulmit. Pista që të shpinte te Djorgjeviç nuk u përkrah nga presidenti Zhan-Mishel Aulas, “Les Gones” janë gjithsesi aktivë në merkaton e transferimeve ku kërkojnë një lojtar të aftë të zhvillohet në lojën në krah, një kërkesë e trajnerit Bruno Genesio. Sipas “L’Equipe”, Lioni po punon prej disa javësh në drejtim të Adnan Januzajt. I huazuar te Sanderlend nga Mançester Junajted, ndërkombëtari belg ka treguar një nivel të mirë, por gjithsesi është larg parashikimeve pas paraqitjeve të para më “Djajtë e Kuq”. Autor i një sezoni me ulje-ngritje me “Black Cats”, ai mbetet një lojtar shumëvlerësh që mund të zhvillohet edhe më në lojën në krah, pas sulmuesit e mund të vendoset gjithashtu edhe në rolin përpara qendrës. Ardhja e Adnan Januzaj do të ishte një goditje shumë e bukur për Lionin, por drejtuesit janë ende në kërkim të mirëkuptimit me Junajted. Titullar në nëntë ndeshje këtë sezon me Sanderlend-in, 21 vjeçari Adnan Januzaj nuk ka shënuar asnjë gol në Premier Ligë.