Linja ajrore “Katar Eruejs” nga sot vendos linjë të drejtpërdrejtë ajrore nga Doha për në Shkup. Linja e re ajrore do të promovohet me arritjen e aeroplanit të parë nga Doha në aeroportin e Shkupit “Aleksandri i Madh”.
Të premten në aeroportin e Shkupit TAV Maqedoni promovoi edhe tre linja të reja edhe atë deri në Maltë, Romë dhe Vaksjo. Me vendosjen e tri linjave të reja dhe rritjes së frekuentimeve të rutave ekzistuese në dy aeroportet në Maqedoni pritet rritje e numrit të udhëtarëve dhe rritjes së qarkullimit ajror në gjysmën e dytë të vitit.
Në gjashtë muajt e parë nga vitit 2017 ka shënuar gjashtë për qind nga numri i udhëtarëve, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, apo në të dy aeroportet e Maqedonisë, të Shkupit Aleksandri i Madh” dhe Ohrit “Shën Apostull Pali”, nga janari deri në qershor kanë kaluar gjithsej 860.130 udhëtarë.