Libri me faqe të bardha, më i shituri në Amazon

“Më e bukura e këtij libri është që mund të kalosh nga faqja e parë e kopertinës e deri në faqen e fundit të tij, në 15 apo 20 sekonda”, tha Knowles

54

Po kërkoni një libër që ta lexoni shpejt…? Nuk ka një libër tjetër që mund të lexohet më shpejt se sa “Arsye për të votuar për demokratët” i Michael Knowles, të gjitha faqet e të cilit janë të bardha. Knoules është diplomuar në Yale dhe është korrespondent i Daily Wire, një uebsajt konservator. Ai, ka botuar librin që ka shkronja vetëm në kopertinë ndërsa 266 faqet e brendshme janë bosh. Libri, një përpjekje e qartë për të vënë në lojë demokratët, ka ngjallur shumë interes dhe rezulton më i shituri në Amazon.

“Më e bukura e këtij libri është që mund të kalosh nga faqja e parë e kopertinës e deri në faqen e fundit të tij, në 15 apo 20 sekonda”, tha Knowles. Faqja e librave në Amazon e cilëson atë si më të kërkuarin dhe apologjinë më të argumentuar të Partisë Demokratike deri më sot. “Arsyet për të votuar për demokratët; një guidë gjithëpërfshirëse, është një ese politike që pa diskutim do ti rezistojë kohës”, thuhet në përshkrim. Është një botim që nuk duhet të mungojë në asnjë bibliotekë apo tavolinë kafeje të vëzhguesve politikë. “Më është dashur shumë kohë për kërkime për këtë libër”, thotë Nkowles. “Kur unë vëzhgova rekordin  e tyre dhe arsyet përse duheshin votuar, e kuptova se do të ishte më mirë t’i lija të gjitha faqet të bardha. Një botim i ngjashëm për anën e kundërt të spektrit politik, e ka bërë debutimin në nëntor. “Përse Trump meriton besim, respekt dhe admirim i David King”, një tjetër libër ky me faqe të bardha, që aktualisht vlerësohet me 4.4 nga 5 yjet e mundshëm në Amazon. “Pavarësisht viteve kërkim, nuk mundëm të gjenim asgjë mbi këtë subjekt, ndaj jeni të lirë ta përdorni këtë libër për shënime”, thuhet në përshkrim.

Të Ngjajshme