Robert Lewandowski i ka idetë e qarta për të ardhmen e tij. Sic raportojnë të përdishmet sportive spanjolle, objektivi i tij për verën e ardhshme është transferimi tek Real Madrid, që sic e ka cilësuar me ironi Rumenigge është skuadra e ëndrrave për sulmuesin 29 vjecar. Bomberi polak pretendon se është në fazën më të mirë të karrierës së tij dhe për këtë arsye më në fund do të donte të vishte fanellën e Los Blancos. Kjo është arsyeja se përse përgjatë këtij sezoni priten disa takime mes agjentit të Lewandovskit Garthel dhe drejtuesve të Bayern Mynih, për të vendosur mbi shifrën me të cilën do të vlerësohet kartoni i tij.
Në të vërtetë politikat e Realit nuk shohin si objektiv merkatoje lojtarët nga 30 vjec e sipër, por Robert Lewandowski shpreson që të bindë Florentino Perez të bëjë një përjashtim në rastin e tij. Nga ana tjetër qëndron Thomas Muller, i cili në të shkuarën është tunduar disa herë për t’u larguar nga Bayern Mynih, ndërsa sot edhe pse me Ancelottin nuk është më një titullar nuk ka e con ndërmen të lërë klubin bavarez. 28 vjecari Muller deklaron se dikur ishte shumë pranë kalimit tek Manchester United, por falë suportit të klubit kuptoi se i përkiste këtij ambienti. Kur drejtuesit e Bayrenit më thanë se kishin nevojë për mua dhe se isha mjaft i rëndësishëm për ta nuk e mendova më dy herë largimin, shprehet sulmuesi gjerman. Në të vërtetë Muller është një produkt i sektorit të të rinjve të bvarezët, i cili numëron plot 400 prezenca me këtë ekip. Kontrata e tij aktuale përfundon në 2021. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë suprizë në të ardhmen. E gjithë karriera ime është zhvilluar tek ky klub, që krahasuar me ekipet e tjera të mëdha të Europës është një skuadër që ka pësuar progres në mënyrë natyrale e që ka një mentalitet special, përfundon Muller.