Lesley Bellew: Shqipëria, një vend i fshehur turistik për botën

Shqipëria është fshehur nga bota për 50 vjet, por tashmë ky vend i bukur po shfaq magjinë e tij, raporton Lesley Bellew  për “worldofcruising.co.uk”. Në reportazh flitet për bukurinë përrallore të vendit tonë dhe për disa kuriozitete që njerëzit duhet t’i dinë përpara se të vizitojnë Shqipërinë

164

Është afër me Italinë, por më pranë me Greqinë. Por për më shumë se një gjysmë shekulli, Shqipëria ka qenë jashtë vëmendjes. Nën sundimin paranojak të diktatorit Enver Hoxha nga 1945 deri 1985, ishte një vend ku vështirë hynte dikush dhe madje pak janë lejuar që të largohen. Demokracia erdhi në vitin 1991 dhe turizmi nisi që të zhvillohej me ngadalë. Vizitorët tani përbëjnë 6% të të ardhurave kombëtare të Shqipërisë dhe vendi mirëpriti rreth 3.4 milionë turistë në viti 2014. Tani, linjat e lundrimit po tregojnë interes serioz për bregdetin relativisht të paprekur të Jonit dhe numri i anijeve me turistë është gjithmonë në rritje. Saranda është njëra nga pasuritë më të mëdha, që ka hotele elegante, bare, restorante dhe mbi qytet ndodhet kalaja e Lekursit, që ofron një pamje të mrekullueshme mbi gjirin e bukur. Qyteti gjithashtu shërben si një portë e pasurive të rëndësishme arkeologjike. Butrinti ka një rol të rëndësishëm për turizmit. Është një qytet i lashtë grek, e romak dhe  që ndodhet në gadishullin e Ksamilit. Me teatrin e tij të lashtë grek, banjat romake dhe kullat veneciane, Butrinti ofron një kryqëzim të jashtëzakonshëm të historisë shqiptare. I është dhënë statusi i trashëgimisë botërore nga UNESCO, si një nga vendet më të mira arkeologjike të ruajtura në Evropë, edhe pse shumica e qytetit është ende i groposur. Aty pranë është manastiri i shekullit të 12 Mesopotamian dhe Syri i Kaltër, që ndodhet në lumin Bistrica. Thellësia e tij është një mister dhe shumë zhytës kanë dështuar në përpjekjet e tyre për të arritur në fund të Syrit të Kaltër. Merrni një gur dhe hidheni në qendër të Syrit të Kaltër dhe do të zbuloni se sa mister ndodhet në të. Një tjetër opsion turistik që ka statusin e trashëgimisë botërore nga UNESCO është Gjirokastra.  Vendosur në faqen e Malit të Gjerë dhe në anë luginës së lumit Drino, ish-qyteti tregtar otoman ofron një arkitekturë për tu admiruar dhe kështjella madhështore dominon pamjen e qytetit. Nëse preferoni të çlodheni, merrni rrezet e diellit dhe të shihni një pamje të bukur, Ksamili është vetëm 15 km larg Sarandës dhe është një vend i përsosur për shëtitje, ndërsa plazhi është fantastik me një det të pasur si kristali. NË Ç’MEND TË BOTËS NDODHET?

Për shkak të izolimit të vendit për disa dekada, edhe njerëzit që kanë udhëtuar më shumë nuk e dinë se ku ndodhet dhe do të mundohen duke e gjetur në hartë.  Shqipëria është pranë Greqisë, kufizohet me Maqedoninë në Lindje, Malin e Zi në veri-perëndim dhe në veri-lindje të Kosovës. Është 45 milje larg nga Italia dhe ndahet me ngushticën e Otrantos, i cila lidhet me detin Adriatik dhe Jon.

PAK HISTORI

Shqipëria kali shekuj nën sundimin e Perandorisë Osmanë dhe e fitoi pavarësinë vetëm në vitin 1912. Vendi ishte një kohë e shkurt monarki nën drejtimin e Mbretit Zogu I, i cili i mbijetoi përpjekjeve të shumta për eliminim midis viteve 1928-1939. Pas Luftës II Botërore, pushtetin e mori komunisti Hoxha në vitin 1945. Ndonëse pati shumë zhvillim ekonomik dhe social gjatë viteve kur vendi drejtohej nga Hoxha, regjimi ishte shumë i egër dhe represiv. Komunizmi u shpërbë pas vdekjes së themeluesit të tij. Sot Shqipëria është e qetë,  mbahet kryesisht me bujqësinë dhe është një vend kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
NATYRA E EGËR

Shqipëria është shtëpia e më shumë se 3.250 lloje të bimëve – duke përfaqësuar rreth 30% e të gjithë florës evropiane – dhe pyjet e vendit janë një habitat për ujqërit gri, arinjtë ngjyrë kafe, derrin e egër, rrëqebullin e Ballkanit, macet e egra, kunadhen e pishave dhe qelbësin. Rajonet shkëmbore në bregdetin shqiptar, ofrojnë habitate të mira për fokat-murg të Mesdheut dhe nëse jeni me shumë fat, ju mund të shikoni edhe simbolin e shqiptarëve, shqiponjën e artë.

ÇFARË GATUHET?

Kuzhina shqiptare është e thjeshtë por shumë e shijshme dhe e ndikuar fuqimisht nga historia e pushtimit të gjatë nga grekët, romakët dhe turqit. Pjata të shkëlqyera me ushqim deti mund t’i gjeni në Sarandë dhe çmimet janë të favorshme në krahasim me vendet e tjera turistike në Mesdhe. Kuzhinieri i famshëm Rick Stein gjatë udhëtimit të tij në Shqipëri, u entuziazmua rreth ushqimit të detit dhe mënyrës së gatimit të mishit. Ai mësoi se si të bëjë çomlek me lepur dhe tavë kosi. Stein gjithashtu mësoi se si të ecte me mbi një mushkë dhe të ngjiste malin për t’iu bashkuar barinjve e të gatuanin atje qengjin në hell. Ai ishte magjepsur nga ajo që gjeti në Shqipëri dhe premtoi se do të kthehej sërish atje.
E DINI SE?

– Nënë Tereza e Kalkutës ishte një katolike shqiptare

– Shqipëria mund të jetë një ekonomi relativisht e pazhvilluar, por ajo ka internetin më të shpejtë dhe lirë në Evropë.

– Shqiptarët tundin kokën kur thonë “po” dhe e lëkundin atë kur thonë “jo”

– Poeti Lord Bajron ka udhëtuar nëpërmjet Shqipërisë gjatë turit të tij të Madh në Mesdhe përgjatë vitit 1809 dhe e ka vlerësuar bukurinë e vendit në poemën e tij “Peligrinazhi i Childe Haroldit”

– Shqipëria është e pasur me bunkerë betoni, ndërtuar gjatë viteve të Hoxhës, sepse diktatori ishte frikësuar nga sulmi. Shumica e 750.000 bunkerëve nuk u përdorën dhe shumë janë shkatërruar, ndërsa të tjerët janë duke u shndërruar në shtëpi, kafene apo muze.

– Ishulli i Sazanit, në Luftën e Ftohtë u bë një vend ushtarak dhe atje u ndërtua një bunker anti-bërthamor. Tashmë vendit është kthyer në një atraksion turistike.

Të Ngjajshme