Shkup, 11 janar – Skuadra turke Gaziantepspor ka shfaqur interes për mesfushorin strugan Nijas Lena bën të ditur “supersport”. Në Antalia të Turqisë ku skuadra e Kukësit është duke i zhvilluar përgatitjet dimërore, mund të humb njëri prej lojtarëve më të mirë të saj, i cili ka luajtur 15 ndeshje pa gjetur golin, por mesfushori nga Struga ka qenë një nga pikat më të fortë në formacionin e trajnerit kuksian Ernest Gjoka. Ndryshe, edhe pse ende nuk ka asnjë lëvizje zyrtare në rang klubesh, sipas “Sport News” drejtuesit e skuadrës turke janë të gatshëm të fillojnë bisedimet me kryetarin e Kukësit, Safet Gjici. Derisa, ky i fundit thuhet se vështirë do të pranojë që të heq dorë nga strugani Lena, pavarësisht shumës financiare që mund ta ofrojnë drejtuesit e këtij klubi për atë. Ndërkohë, pos Lenës, turqit e Gaziantepspor janë të interesuar edhe për kroatin Pero Pejiç. Sulmuesi kuksian si titullar nga 18 ndeshjet, 17 i ka luajtur si titullar, duke realizuar 11 gola dhe bashkë me Lenën, por edhe të tjerr, e kanë quar Kukësin drejt titullit të kampionit vjeshtor. Ndryshe, Gaziantepspori është në vendin e 13 në Ligën e parë turke. Në rast se realizohen këto dy goditje, atëherë në të dyja rastet Kukësi do të dal fitues. Nëse vendos të mbajë futbollistët do të jetë i kompletuar në garën për titull, ndërsa nëse vendos ti shesë, atëherë do të dal fitues në aspektin financiar nga dy lojtar që kanë kaluar mbi të 30-at.