Krijimi me lodrat Lego do të bëhet ‘social’ dhe rishpik komunikimin mes të rinjve. Kompania ka lançuar një rrjet social ad hoc për më të vegjlit, dhe u drejtohet fëmijëve deri në 13 vjeç. Quhet Lego Life, sipas CnetNews dhe është një aplikacion që jo vetëm promovon pjesën ‘virtuale’ të projekteve të krijuara nga Lego, nëpërmjet fotove, por edhe për të komunikuar me emoji. Pas një testi në Britaninë e Madhe, aplikacioni funksionon dhe në SHBA, Gjermani, Francë dhe Danimarkë. Spanja dhe Italia do të jenë vendet e ardhshme. Rrjeti social është menduar për fëmijë të moshës 8-12 vjeç dhe sjell foto, video dhe lojëra të lidhura me botën e Lego-ve. Gjithashtu, të regjistruarit mund të shpërndajnë foto dhe krijimet e tyre. Hapësira virtuale do të monitorohet nga njerëz, thekson kompania, për tu siguruar se nuk hidhen gjëra të pasigurta. Por gjithashtu do të përfshihet edhe inteligjenca artificiale. Software për shembull do i ndalojë fëmijëve të postojnë selfie. Kush është nën 13 vjeç duhet të regjistrohet përmes emailit të prindërit dhe emri i përdoruesit vendoset në mënyrë rastësore për të siguruar informacionet personale. Fotot mund të komentohen, por përdoruesit mes tyre do të flasin përmes emoji dhe ngjitëseve.