NATO është duke e shqyrtuar mundësinë për sistemimin e kontingjenteve të veta ushtarake në Bullgari dhe Rumani, deklaroi ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov. “Aktivitetet të cilat i ndërmori Aleanca në afërsi të rajoneve kufitare ruse, kanë karakter provokativ dhe destabilizues. Së bashku me dërgimin e paralajmëruar të kontingjenteve plotësuese ushtarake të NATO-s në Poloni dhe rajonin baltik, tashmë po bëhen bisedime edhe për mundësinë për praninë e forcave të Aleancës edhe në territoret e vendeve të tjera në Evropën Lindore, gjegjësisht në Bullgari dhe Rumani”, deklaroi Lavrov në një intervistë për gazetën ruse “Izvestia”. Sipas tij, Rusia është e shqetësuar edhe për shkak të paralajmërimeve të disa anëtareve të NATO-s se planifikojnë modernizimin e forcave të armatosura dhe ndërtimin e një strukture të re ushtarake, si dhe për shkak të rritjes së numrit dhe vëllimit të stërvitjeve të Aleancës në afërsi të kufijve rus. “Brengosje të veçantë paraqet vazhdimi i ndërtimit të mburojës kundër-raketore amerikane në Evropë”, theksoi shefi i diplomacisë ruse në intervistën, pjesë të së cilës i transmeton TASS.