Një rrëshqitje e ka konsideruar shtypi italian gjestin e dy ish-lojtarëve të famshëm të Romës, Bruno Kontit dhe Roberto Prucos, para stemës së Liverpulit. Një veprim krejtësisht i papranueshëm i dy figurave të njohura, që kanë shoqëruar ekipin në Angli për ndeshjen e Championsit me Liverpulin.
Ish-mesfushori i krahut dhe ish-sulmuesi, kanë pozuar para stemës së ekipit të madh anglez, por, për t’u hakmarrë për finalen e humbur në Champions, në vitin 1984, kanë zgjedhur variantin më të keq, duke treguar gishtin e mesit. Një lajthitje totale në zemër të stadiumit të Liverpulit dhe tani me siguri do të jenë në qendër të kritikave, duke qenë se kjo foto është shpërndarë në rrjetet sociale në mënyrë të rrufeshme.