Hyrje | Lajmi i dit | Qeni i Sharrit përplas serbët me maqedonasit

Qeni i Sharrit përplas serbët me maqedonasit

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

I regjistruar në vitin 1939 në FNK si "Qen bari Ilir", përvetësimi i identitetit të Qenit të Sharrit, apo "Deltarit Ilir", nisi kur riregjistrohet nga ish Federata e Jugosllavisë si "Qeni bari jugosllav". Me këtë emër vazhdon të figurojë edhe sot i regjistruar, duke e lënë të hapur konfliktin mes Serbisë dhe Maqedonisë se kujt i takon qeni. Nga ana tjetër, kinologët kosovarë thonë se kjo racë po mundohet të përvetësohet nga të dyja palët, edhe pse autenticiteti i tij nuk mund të vihet në pikëpyetje

Shkup, 29 qershor - Shumë pak e njohin si Deltari Ilir, qenin që ka hapur debatin mes maqedonasve dhe serbëve për prejardhjen e tij. Të dy palët e kanë përvetësuar duke ia veshur nofkën me të cilën është i popullarizuar - Qeni i Sharrit, ndërsa problemi rihapet për shkak të dyshtetësisë së tij jugosllave - maqedonase dhe serbe. Të paktën, ashtu siç vijon të figurojë i regjistruar në Federatën Ndërkombëtare të Kinologëve si "Qeni bari jugosllav".

Debati mes dy shteteve zhvillohet përmes mediumeve dhe tezave që shpalosin të dyja palët. Kinologët serbë insistojnë që është qen me prejardhje serbe, ndërkohë që ato maqedonas mbrojnë teorinë se emri me të cilin është i regjistruar në vitin 1995, ka ardhur pas presionit të FNK-së, për të shmangur konfliktet me Serbinë. Në fakt, raca është regjistruar që në vitin 1939, me emrin "Qeni bari ilir", për t'u ndërruar disa vite më vonë në emrin që ka edhe sot. Të gjithë e anashkalojnë faktin se kjo racë qeni, që në Kosovë quhet Deltar (qen dhensh), ndërsa në Shqipëri "qen stani".

Madje, mediat kosovare shkruanin se maqedonasit po e vjedhin si të tyren këtë racë qeni. Këto kohë, Qeni i Sharrit dhe origjina e tij ka qenë në fokus edhe të mediave të huaja. Në reportazhin e gazetares Suzanë Blau për revistën "In Motion", që merret me kafshët shtëpiake, të realizuar në Shqipëri, gazetarja thotë se maqedonasit janë të çmendur pas këtij qeni kaq të bukur. "Ata e kanë atë si një qen emblemë, e kanë të përfshirë në denarin e tyre dhe në pulla poste".

Është i yni 

Kinologët serb po plasojnë gjithnjë e më shumë tezën se prejardhja e qenit është serbe, madje qentë e anës tjetër të Sharrit, asaj serbe, janë më të shumtë në numër dhe më të mirë sesa ata të Sharrit të Maqedonisë. Nga ana tjetër, kinologët maqedonas dyshtetësinë me të cilin është i regjistruar qeni, e argumentojnë me faktin se kompromisi i bërë në vitin 1995 në FNK erdhi si pasojë e frikës që kishin serbët në rast të anëtarësimit të Kosovës në këtë federatë, me çka Serbia do ta humbte racën e Qenit të Sharrit, pasi ajo pjesë ku rritet ky qen, gjendet në territorin kosovar.

Agjencia serbe e lajmeve Tanjug shkruan se qeni, pas regjistrimit në vitin 1939 si "Qeni bari i Ilirisë", 18 vite më pas propozimit të Lidhjes Jugosllave të Kinologëve, mori edhe emrin që e mban tani. "?ugosllavia nuk ekziston më, por edhe pse deri tani kemi pasur konteste lidhur me faktin se si do të quhet - maqedonas apo serb, emri i tij zyrtar nuk ka ndryshuar. Megjithatë, Serbia e ka argumentuar se Qeni i Sharrit është i saj, duke pasur parasysh faktin se kjo racë gjendet në numër më të madh në territorin e saj", ka deklaruar Mahmud al Dagistani, sekretari i përgjithshëm i Lidhjes së Kimologëve të Serbisë. Por sipas homologut të tij nga Maqedonia, Sllobodan Milloshovski, kjo racë i takon Maqedonisë, pasi është e përhapur jo vetëm në Malin Sharr, por edhe në ato Korab, Bistra dhe Jakupica. Një kultivues serb, Nenad Stojmenoviq insiston se kjo racë i takon Serbisë, pasi vetëm qentë serb janë më cilësor dhe më të shumtë në numër sesa ato të Maqedonisë. "Bile edhe pse Kosova njihet si shtet, shqiptarët e kanë pagëzuar si 'Deltari Ilir' qenin që është i ngjashëm me atë Sharrit, dhe si të tillë e kanë dorëzuar në FNK, me standard të ri", thotë Stojmenoviq. 

Si nisi përvetësimi 

Në studimin e Shoqatës së Kinologëve të Kosovës jepen detaje rreth "Deltarit Ilir" ose Qenit të Sharrit. Në të shkruhet se në 100 vitet e fundit, si në aspektin morfologjik të emërtimit ashtu edhe në atë të karakterit (tipareve), raca është prezantuar në mënyrë të shtrembëruar para opinionit botëror. "Edhe pse prezantohet se kjo racë është e njëjtë me racën, e cila është regjistruar në FCI, së pari me emrin Deltari ilir (Ilirski Ovçar) në vitin 1939, pastaj me insistimin e Federatës Kinologjike të Jugosllavisë së atëhershme, në vitin 1957, për qëllime të caktuara politike, që neve shqiptarëve të na mohojnë çdo gjë autoktone, është ndryshuar në 'Jugosllovenski ovçarski pas sarplaninac'. 'Deltari Ilir' në mënyrë absolute ndryshon si nga aspekti morfologjik, ashtu edhe për nga karakteri me 'Sharplanincin', dhe është me rëndësi të themi se 'Deltari Ilir' si racë nuk ka qenë asnjëherë i standardizuar.

Është e vërtetë se nga ky lloj i qenve janë marrë ekzemplarë dhe janë dërguar nëpër Jugosllavinë e atëhershme dhe nga kinologët e ndryshëm si dhe nga ushtria jugosllave janë bërë eksperimente me ta duke i përzier me raca të tjera dhe e kanë krijuar racën, të cilën e njohim dhe është e pranuara në FCI si 'Jugoslovenski Ovçarski Pas Sarplaninac', dhe parametrat e standardit të cilat i ka sot 'Sharplaninci' nuk përputhen me parametrat e standardit, të cilat i ka 'Deltari Ilir'. Sesi dhe ku i kanë marrë ato parametra kinologët jugosllavë dhe janë ardhur deri te ai standard i tyre, vetëm ata e dinë", thuhet ndër të tjera në reagimet e kohëve më parë të kinologëve kosovar. Në Kosovë, këtë racë e quajnë Deltar (Qen i Dhenve), kurse në Shqipëri e kemi një racë të ngjashme dhe quhen "Qen stanesh", por janë të pa standardizuar.

Molosët krijuan Qenin e Sharrit 

Kinologët thonë se "Deltari Ilir" është racë autoktone ilire, e krijuar në Gadishullin Ilirik (Ballkanik) para mijëra viteve. Rreth krijimit të kodit gjenetik të kësaj race, ekzistojnë dy teori. E para thotë se kanë prejardhje nga qentë e Kaukazit para 2500 viteve, teori e cila nuk qëndron shumë dhe teoria e dytë, e cila thotë se kanë prejardhje nga Tibeti dhe ka ardhur para mijëra viteve në kohën e Aleksandrit të Madh, ku është kryqëzuar me qentë vendas. Në ato troje ka banuar fisi i njohur ilir - Molosët, i cili është marrë me bujqësi ekstensive dhe ka kultivuar qen të tillë autoktonë prej të cilëve e ka prejardhjen dhe ekziston raca autoktone "Deltari ilir". (E.H./KOHA) 


Vlerëso tekstin
1.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

gjthsej: | Tregohen:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Tjera ngaLajmi i dit
Previous
image
Maqedonia e shënon Ditën e luftës revolucionare
Republika e Maqedonisë sot e shënon 23 Tetorin - Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase.Në mesditë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë do të ndahet çmimi ...
image
Arrestohen biznesmenë dhe ish-funksionarë
Sot herët në mëngjes policia ka kryer një operacion policor, ku ka arrestuar ish-funksionarë të sektorit të mbrojtjes dhe biznesmenë aktual. Disa media informojnë se ...
image
Neziri në Tiranë: Konferencë rreth rolit të qeverive në menaxhimin e turizmit
Ministri i ekonomisë Bekim Neziri sot më në Tiranë do të merr pjesë në tryezën ministrore të rrumbullakët me temë “Roli i qeverive në menaxhimin ...
image
Gruevski: Qeveria po ndërmerr masa për zhvillimin e eurointegrimeve
Kemi suksese serioze dhe progres të vazhdueshëm në reforma. Qeveria bën angazhime të mëdha që t'i përafrojë punët në çdo fushë, theksoi sot kryeministri, Nikolla ...
image
Merkel anullon takimin me Putin
Vizita e Presidentit Putin në Beograd duket se është bërë shkak që Kancelarja gjermane Angela Merkel të anullojë takimin e parashikuar me kreun e Kremlinit. ...
image
Ajri i ndotur në Shkup, Tetovë, Kërçovë dhe Manastir
Ndotja e ajrit në Tetovë, Kërçovë, Manastir si dhe në komunat e Shkupit Lisiçe dhe Qendër është shumë e lartë. Matjet e Ministrisë së Mjedisit ...
image
UEFA: Vendimi për ndeshjen Serbi – Shqipëri me 23 tetor
UEFA ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të marrë vendim për ndeshjen e ndërprerë Serbi – Shqipëri.UEFA ka filluar të mbledh materiale për ndeshjen ...
image
Ndërpritet ndeshja Serbi-Shqipëri, tifozët hyjnë në fushë
Skandal në ndeshjen Serbi-Shqipëri! Në minutën e 42 të ndeshjes, tifozët serbë kanë hyrë në fushë duke detyruar arbitrin e takimit të ndërpresë ndeshjen dhe ...
image
“Shvercerat” organizojnë ndjekjen e ndeshjes Serbi-Shqipëri
Në pamundësi për të qenë prezent në ndeshjen historike Serbi-Shqipëri, e cila do të zhvillohet sonte me fillim në ora 20:45 në Beograd, grupi i ...
image
“Shqiponjat” mbërrijnë në Beograd, i përcjell policia (FOTO)
Aeroplani i kontingjentit shqiptar, “Montenegro Airlines”, ka aterruar në Beograd. Në aeroportin ‘Nikola Tesla’, nën shoqërimin e sigurisë së lartë, futbollistët, stafi dhe zyrtarë të ...
image
Menduh Thaçi zgjidhet kryetar i PDSH-së
Delegatët e Kongresit të gjashtë të PDSH-së me votën absolute e zgjoodhën sërish Menduh Thaçin për lider të partisë. Diçka pas orës 13,të pasditës në ...
image
Ahmeti- Meta: Të nënshkruhen marrëveshje të reja për arsimin
Pas takimit me Kreun e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta , kreu i BDI-së Ali Ahmeti deklaroi se kërkoi që Shqipëria të nënshkruajë më tepër ...
image
Nëntë mjekë të arrestuar në aksionin e Policisë së Kosovës
Nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Njësiti për Krime Ekonomike nga Policia e Kosovës ka kryer sot një operacion të gjerë në ...
image
Procesi inkuadrues BE-Maqedoni është në qorrsokak
Komisioni Evropian sot edhe zyrtarisht e dha rekomandimin e gjashtë me radhë për Republikën e Maqedonisë që t'i fillojë negociatat për anëtarësim në Baskimin Evropian, ...
image
Lindjet, Maqedonia e para në Ballkan
Në Maqedoni, numri i lindjeve në krahasim me numrin e vdekjeve të vitit të kaluar ishte më i lartë, me 3.930 të tilla. Kështu, shkalla e rritjes natyrore në Maqedoni vitin e kaluar ishte 1.9 për qind. Sipas Zyrës Qendrore të Statistikave të Republikës së Maqedonisë, gjatë viti të kaluar lindën gjithsej 23.138 foshnje të gjalla. Serbia dhe Kroacia shënojnë ulje, në gjendje të keqe edhe Bosnja dhe Hercegovina...
Next
Arkivi
first first Tetor, 2014 first first
Di Ma Me En Pr Sh
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31
Arkivi sipas gazetareve
Tags
Ska tags per kete artikull