Hyrje | Lajmi i dit | Çfarë bënë myslimanët për hebrenjtë?

Çfarë bënë myslimanët për hebrenjtë?

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

David J. WASSERSTEIN

Islami i shpëtoi hebrenjtë. Ky është një pohim jopopullor dhe i sikletshëm në botën moderne, por është një e vërtetë historike. Argumenti për këtë pohim është i dyfishtë. Pikësëpari, në vitin 570 (e.s.), kur lindi Profeti Muhamed, Hebrenjtë dhe Judaizmi ishin në rrugë drejt harresës. Së dyti, ardhja e Islamit i shpëtoi ata, duke siguruar një kontekst të ri, në të cilin ata, jo vetëm mundën të mbijetonin, por edhe të lulëzonin, duke hedhur themelet për prosperitetin e mëpasshëm të kulturës hebraike - si edhe të krishterimit, përgjatë periudhës mesjetare deri në botën moderne. Duke nisur nga shekulli i katërt, Krishterimi ishte feja mbizotëruese në Perandorinë Romake. Një aspekt i këtij suksesi ishte kundërshtimi ndaj feve rivale, përfshirë Judaizmin, së bashku me konvertimin masiv, ndonjëherë më dhunë, të ithtarëve të këtyre feve në Krishterim. Shumë prej dëshmive rreth ekzistencës së hebrenjve ne Perandorinë Romake që vijnë prej kësaj periudhe konsistojnë në rrëfime të konvertimeve të tilla. Reduktimi i madh dhe i vazhdueshëm i numrit të hebrenjve, përmes konvertimeve, ndërmjet shekullit të katërt dhe të shtatë, solli me vetë eliminim të ngadaltë, por të pamëshirshëm, të statusit, të të drejtave, ekzistencës sociale dhe ekonomike, si edhe jetës fetare dhe kulturore të hebrenjve përgjatë gjithë Perandorisë Romake. Një seri e gjatë dekretesh ligjore i privoi hebrenjtë nga të drejtat e tyre si qytetarë, i ndaloi ata nga të kryerit te obligimeve të tyre fetare dhe i përjashtoi ata nga shoqëria e qytetarëve të tjerë. Kjo shkoi së bashku me përpjekjen politike dhe ushtarake me Persinë. Si një element i vogël në botën e Krishterë, hebrenjtë duhet të ishin prekur shumë nga kjo çështje e gjerë, sepse në këtë kohë Perandoria Persiane përfshinte Babiloninë - Irakun e sotshëm, e cila në atë kohë ishte shtëpia e përqendrimit më të madh botëror të hebrenjve. Në Babiloni gjendeshin gjithashtu qendrat më të mëdha të jetës intelektuale hebraike. Talmudi, vepra më e rëndësishme e kreativitetit kulturor hebraik në më shumë se tre mijë vjet, përjashto këtu Biblën - u shkrua në Babiloni. Lufta ndërmjet Persisë dhe Bizantit, në periudhën tonë, dërgoi në një ndarje gjithnjë e në rritje ndërmjet hebrenjve nën Perandorinë Bizantine të krishterë dhe hebrenjve nën sundimin Persian. Paçka kësaj, hebrenjtë që jetonin nën sundimin e krishterë duket se kishin humbur njohurinë për gjuhët e tyre specifike kulturore - hebraishten dhe aramaikishten, dhe kishin përvetësuar latinishten ose greqishten, apo gjuhë të tjera lokale jo hebraike. Kjo do të thotë, gjithashtu, që ata humbën aksesin në veprat letrare qendrore të kulturës hebraike - Torahun, Mishnan, poezinë, midrashim, madje edhe liturgjinë. Humbja e forcës unifikuese të përfaqësuar nga gjuha dhe të literaturës së asociuar me të, ishte një hap i madh drejt asimilimit dhe zhdukjes. Në rrethana të tilla, me ndërprerjen e kontakteve, për shkak të luftës me Persinë, me vendin ku vazhdonte të lulëzonte jeta kulturore hebraike (Babiloni), jeta e hebrenjve në botën e krishterë të lashtësisë së vonshme nuk ishte thjesht një hije e zbehtë e asaj që kishte qenë tre ose katër shekuj më parë, por ishte shkatërruar. Sikur të mos kishte ardhur Islami, konflikti me Persinë do të kishte vazhduar. Ndarja ndërmjet judaizmit perëndimor, atij që ekzistonte në tokat e krishtera, dhe Judaizmit Babilonas, që ekzistonte në Mesopotami, do të ishte intensifikuar. Hebraizmi në Perëndim do të ishte përkulur deri në zhdukje në shumë zona dhe hebrenjtë e lindjes do të ishin shndërruar thjesht në një tjetër kult oriental. Por e gjithë kjo u ndalua nga ngritja e Islamit. Ngadhënjimet islame të shekullit të shtatë ndryshuan botën, dhe për hebrenjtë ky ndryshim ishte me efekte të përhershme dramatike dhe me shtrirje gjerë. Brenda pothuajse një shekulli pas vdekjes së Muhamedit, në vitin 632, ushtria myslimane kishte pushtuar pothuajse tërë botën ku jetonin hebrenjtë, nga Spanja në drejtim të lindjes në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme deri në kufirin lindor të Iranit dhe më gjerë. Pothuajse të gjithë hebrenjtë në botë tanimë sundoheshin nga Islami. Kjo situatë e rë e transformoi ekzistencën hebraike. Fati i tyre ndryshoi në terma ligjorë, demografikë, social, fetarë, politik, gjeografik, ekonomik, gjuhësorë dhe kulturë - të gjitha këto dimensione ndryshuan për mirë. Pikë së pari, gjërat u përmirësuan politikisht. Pothuajse kudo në tokat e krishtera ku hebrenjtë kishin jetuar tanimë, ata ishin pjesë e të njëjtës hapësirë politike duke qenë se Babilonia, Kordova dhe Basra shtriheshin në të njëjtën botë politike. Kufijtë e vjetër ndërmjet qendrës jetësore në Babiloni dhe hebrenjve, në pellgun e mesdheut u fshinë përgjithnjë. Ndryshimi politik u shoqërua nga një ndryshim në statusin ligjor të popullatës hebraike: ndonëse nuk është gjithnjë e qartë se çfarë ndodhi gjatë pushtimeve myslimane, një gjë është e sigurt: Rezultati i pushtimeve ishte, në masë të madhe, shndërrimi i hebrenjve në qytetarë të dorës së dytë. Kjo nuk duhet keqkuptuar: të ishte një qytetar i dorës së dytë ishte një gjë shumë më e mirë se sa të mos gëzoje fare të drejtat e qytetarit. Për shumicën e hebrenjve, qytetari e dorës së dytë përfaqësonte një përparim të madh. Për shembull, në Spanjën vizigote, pak para ardhjes së myslimanëve, në vitin 711, hebrenjtë kishin parë fëmijët e tyre të rrëmbehen e konvertohen me dhunë në Krishterim ndërsa kishin parë veten të skllavëruar prej tyre. Në shoqëritë myslimane në zhvillim të periudhës klasike dhe mesjetare, të ishte hebre nënkuptonte t'i përkisje një kategorie të përcaktuar me ligj, të gëzoje disa të drejta, mbrojtje ligjore, së bashku me obligime të ndryshme. Këto të drejta dhe mbrojtje ligjore nuk ishin aq të shtrira apo aq bujare sa ato të myslimanëve, dhe obligimet e hebrenjve ishin më të mëdha se ata të myslimanëve, por gjatë shekujve të parë vetë myslimanët ishin një minoritet dhe dallimet praktike nuk ishin dhe aq të mëdha. Së bashku me barazinë pothuajse të plotë erdhi edhe barazia sociale dhe ekonomike. Hebrenjte nuk u mbyllën në geto, qoftë në mënyrë të fjalëpërfjalshme apo në terma të aktivitetit ekonomik. Shoqëritë islame ishin, në fakt, shoqëri të hapura. Në aspektin fetar, po ashtu, hebrenjtë gëzonin pothuajse liri të plotë. Ndoshta në teori ata nuk mund të ndërtonin numër të madh sinagogash dhe ndoshta nuk e bënin tepër publik besimin e tyre, por nuk ekzistonte asnjë kufizim vërtet domethënës në praktikimin e fesë së tyre. Së bashku me autonominë e brendshme ligjore, ata gëzonin, gjithashtu, përmes liderëve të tyre, edhe përfaqësim formal përpara autoriteteve të shtetit. Ndonëse imperfekte dhe shpesh jo kaq ideale sa ç'mund të duket, së paku kjo ishte norma e përgjithshme. Uniteti politik i sjellë nga perandoria botërore islame nuk zgjati shumë, por ajo krijoi një civilizim botëror të stërmadh islam, të ngjashëm me krishterimin më të hershëm të krishterët, të cilin ai e zëvendësoi. Brenda kësaj hapësire të stërmadhe, hebrenjtë jetuan dhe gëzuan status dhe të drejta gjerësisht të ngjashme kudo. Hebrenjtë mund të lëviznin, të mbanin kontakte, të zhvillonin identitetin e tyre si hebrenj. Një zgjerim i ri dhe i madh i tregtisë, duke nisur nga shekulli i nëntë e më tej, i dërgoi hebrenjtë spanjollë - njësoj si edhe myslimanët - në kontakt me hebrenjtë dhe myslimanët madje edhe të Indisë. E gjithë kjo u nxit nga një zhvillim kritik i mëtejshëm. Një numër i rmadh njerëzisht në botën e re të islamit përvetësuan gjuhën e arabëve myslimanë. Gjuha arabe u bë gradualisht gjuha kryesore e kësaj zone të stërmadhe, duke përjashtuar pothuajse gjithçka tjetër: Greqishtja dhe siriakishtja, aramaikishtja, koptikja dhe latinishtja u bënë gjuhë të vdekura dhe u zëvendësuan nga arabishtja. Persishtja, gjithashtu, hyri në një tërheqje të gjatë, për tu rishfaqur më vonë ndikuar fuqishëm nga arabishtja. Hebrenjtë e përvetësuan gjuhën arabe shumë shpejt. Duke nisur nga fillimi i shekullit të dhjetë, vetëm treqind vjet pas pushtimeve islame, Saadja Gaon ishte duke përkthyer Biblën në gjuhën arabe. Përkthimi i Biblës është një punë shumë e vështirë, i cili nuk ndërmerret përveç nëse ekziston një nevojë për të. Rreth vitit 900 (e.s.), hebrenjtë i kishin braktisur gjerësisht gjuhët e tjerët dhe kishin përvetësuar arabishten. Nga ana e saj, ndryshimi i gjuhës i dërgoi hebrenjtë në kontakt të drejtpërdrejtë me zhvillime kulturore të gjera. Rezultati që nga shekulli i dhjetë e më tej ishte një çiftëzim i mahnitshëm i dy kulturave. Hebrenjtë e botës arabe kultivuan një kulturë krejtësisht të re, e cila dallonte nga dallonte nga kultura e tyre para islamit në terma të gjuhës, formave kulturore, ndikimeve dhe zakoneve. Në vend se të ishin të shqetësuar kryesisht me fenë, kultura e re hebraike e botës islame, njësoj si ajo e fqinjëve, përziu në një masë të madhe shekullaren me fetaren. Kontrasti, si me të kaluarën ashtu edhe me Evropën e Krishterë ishte i pamasë. Njësoj si fqinjët, këta hebrenjtë shkruan pjesërisht në arabisht dhe në një formë hebraike të asaj gjuhe. Përdorimi i arabishtes i dërgoi pranë arabëve. Por përdorimi i formës specifike hebraike të kësaj gjuhe mbajti barrierat ndërmjet hebrenjve dhe myslimanëve. Subjektet për të cilat shkruanin hebrenjtë, dhe format letrarë të cilat ata i përdornin për të shkruar rreth tyre, ishin gjerësisht të reja në lloj, të huazuara nga myslimanët dhe të zhvilluara paralelisht me zhvillimet në islamin arab. Po ashtu, gjatë kësaj kohe, hebraishtja ishte ringjallur si një gjuhë e kulturës së lartë, paralele me përdorimin që myslimanët i bënin një formë të lartë të arabishtes për të arritur objektiva të ngjashëm. Së bashku me përdorimin për poezi dhe prozë artistike, erdhi në ekzistencë edhe shkrimi shekullar, i të gjitha formave, hebraisht dhe judeo-arabisht, disa prej tyre gëzonin një cilësi shumë të lartë. Shumë prej poezive më të mira në hebraisht, që nga koha e përmbylljes së tekstit biblik, vijnë prej kësaj periudhe. Saadja Gaon, Solomon Ibn Gabirol, Ibn Ezra (Moisiu dhe Abrahami), Majmonidesi, Jehuda Halevi, Jehudah el-Harizi, Samuel ha-Nagid, dhe shumë të tjerë - të gjithë këto emra të mirënjohur në ditët tona, i përkasin rangut të parë të literaturës hebraike dhe sipërmarrjes kulturore. Ku i prodhuan këta hebrenj gjithë këta vepra? Ku arritën ata dhe fqinjët e tyre të mbërrinin në këtë simbiozë, këto mënyrë të të jetuarit të bashku? Hebrenjtë e arritën gjithë këtë në një së qendrash ekselence. Më e spikatura e tyre ishte Spanja islamike, ku ekzistonte nje epokë e artë e vërtetë hebraike, përkrah një vale arritjesh kulturore ndërmjet popullatës myslimane. Po ashtu, rasti spanjoll ilustron një model më të përgjithshëm. Ajo që ndodhi në Spanjë, valë prosperiteti kulturor të hebrenjve që shkonin paralel me valë prosperiteti kulturor ndërmjet myslimanëve - ilustron një model më të gjerë në islamin arab. Në Bagdad, ndërmjet shekujve 9-12 (e.s.) ; në Kajrauan (në Afrikën Veriore), ndërmjet shekujve 9-11 (e.s.); në Kajro, ndërmjet shekujve 10-12 (e.s.) dhe gjetkë, ngritja dhe rënia e qendrave kulturore të Islamit prirej të reflektohej edhe në ngritjen dhe rënien e aktivitetit kulturor të hebrenjve në disa vende. Kjo nuk ishte një rastësi dhe as nuk ishte produkt i një patronazhi të veçantë iluminist dhe liberal të sunduesve myslimanë, por produkt i një sërë karakteristikash të thella të këtyre shoqërive, sociale dhe kulturore, ligjore dhe ekonomike, gjuhësore dhe politike, të cilat së bashku mundësuan dhe në fakt nxitën hebrenjtë e botës islame të krijonin një subkulturë të re brenda civilizimit të lartë të asaj kohe. Kjo nuk zgjati përgjithnjë, periudha e simbiozës të suksesshme kulturore ndërmjet hebrenjve dhe arabëve myslimanë në Mesjete përfundoi rreth viteve 1300 (e.s.). Në të vërtetë, ajo e kishte arritur këtë pikë më herët, me rënien e përgjithshme relative në rëndësinë dhe vitalitetin e kulturës arabe, si në lidhje me kulturat e Evropës perëndimore ashtu edhe në lidhje me format kulturore brenda vetë islamit Persiane dhe Turke. Prosperiteti hebraik në mesjetë operoi në pjesë të madhe si një funksion i prosperitetit kulturor (dhe në një farë mase edhe politik) mysliman, arab: kur kultura myslimane arabe lulëzonte kështu bënte edhe ajo hebraikja, kur kultura mysliman filloi të humbte vitalitetin, kështu ndodhi edhe me atë hebraiken. Megjithatë, në rastin e hebrenjve, kapitali i krijuar kulturore shërbeu, gjithashtu, si një farë për rritjen e mëtejshme të saj gjetkë - në Spanjën e krishterë dhe në botën e krishterë më në përgjithësi. Bota islame nuk ishte i vetmi burim i frymëzimit për ringjalljen e kulturës hebraike që ndodhi më pas në Evropën e krishterë, por padyshim ajo ishte një kontribuese madhore në këtë zhvillim. Rëndësia e saj nuk mund të nënvlerësohet. (Autori është doktor i studimeve hebraike në "Vanderbilt University". Artikulli është një përshtatje nga leksioni Jordan Lectures i javës së fundit në temën e krahasimit të feve në "School of Oriental and African Studies") 

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

gjthsej: | Tregohen:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Tjera ngaLajmi i dit
Previous
image
Rama dhe Merkel përmbyllin sot takimin e Berlinit
Kryeministri shqiptar para pak kohe ka postuar një porosi-foto në rrjetin social tweeter,ku njofton se ai së bashku me bashkëpunëtorët e tij është duke punuar ...
image
Neziri në Konferencën e Berlinit
Konferenca për Ballkanin perëndimor në Berlin e iniciuar nga kancelaria Angela Merkel do të zhvillohet në dy shtylla kryesore, politikë dhe ekonomi. Delegacioni i Maqedonisë ...
image
Kur e "bombardonte" Bashkimin Sovjetik
Ndoshta shumëkush arrin ta sjellë ndër mend incidentin e pak viteve më parë, në një takim në zyrat e Komisionit Europian në Bruksel, kur një ...
image
Assadi si partner i Perëndimit?
Prej më shumë se tri vjetësh në Siri zhvillohet luftë. Më shumë se 190.000 njerëz janë vrarë, shumë qytete dhe lokalitete janë shkatërruar. Lufta ndërkohë ...
image
Demokratura e Putinit!
Boris Rajtshuster vlerësohet si armiku numër një i Putinit ndër publicistët gjermanë. Më mirë se ai, nuk e ka përshkruar askush sistemin rus të pushtetmbajtjes. ...
image
Rebeli që u bë Kryeministër
"Për të arritur tek Çërçilli brilant", thotë Carlo D'Este, "duhet që të marrësh Çërçillin njerëzor plot të meta, njeriun që ishte i obsesionuar që të ...
image
Gënjeshtra e incidentit të Tonkinit
Lufta ndryshoi si Amerikën ashtu edhe botën. SHBA-ja ishte parë vazhdimisht si mbrojtës i të pafajshmëve, si zjarri ndriçues për të vënë në vend të mirën dhe drejtësinë - por tmerret e masakrat e ushtarëve amerikanë në xhungël e tronditën këtë imazh...
image
Lufta për çimento!
Mirëpo, për të rindërtuar duhet të ketë paqe. Dhe çimento. Shumë çimento. Kurse, enklava palestineze ka mungesë të madhe të këtij materiali, sidomos për shkak të bllokadës izraelite në importin e disa materialeve ndërtimore...
image
Gafë apo urrejtje e kultivuar
Zoti Fuqiplotë, në rrumbullakësimin e Kur’anit të Shenjtë, thotë “Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj”. (El Maide, 3) Po çka është Islami? Çka i porosit Islami pjesëtarët e vet të devotshëm...
image
13 vjet nga Masakra e Lubotenit
Sot bëhen 13 vjet që kur ndodhi masakra e Lubotenit.Në këtë fshat të Shkupit, forcat maqedonase të sigurisë vranë shtatë civilë shqiptarë. Mëngjesin e 12 ...
image
“Global Peace Index”: Maqedonia, vendi më i pasigurt në rajon
“Në rajonin e Ballkanit, vendet më të sigurta vlerësohen Serbia (52), Bosnjë-Hercegovina (61) dhe Mali i Zi (55). Greqia (86) dhe Maqedonia (87) janë vendet më pak të sigurta në rajon. Shqipëria ka fituar 4 vende nga viti i kaluar, ku renditej e 65-a në nivel botëror, duke arritur nota pozitive. Sidoqoftë, ajo renditet një vend me poshtë Kosovës, e cila sipas këtij raporti, konsiderohet me siguri më të lartë se sa vendi ‘amë’ i shqiptarëve”, thuhet në Raportin e “Global Peace Index”...
image
Bekim Neziri: Ulja e papunësisë, prioritet kryesor
Zhvillimi ekonomik i vendit, me përpjekje të vazhdueshme për përparimin e mjedisit për kryerjen e biznesit, tërheqja e sa më shumë investimeve të huaja dhe të vendit, rritja e punësimit përmes hapjes së vendeve të reja të punës, rritja e numrit të turistëve në vend, rritja e investimeve në sektorin e energjetikës me qëllim të zvogëlimit të varshmërisë nga importi i energjisë elektrike, investimi në miniera dhe në të gjitha segmentet të cilat janë në kompetencë të dikasterit të ekonomisë... janë vetëm disa nga prioritetet që ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri i shtjellon në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA...
image
Banka Botërore me përkrahje të Maqedonisë prej 36,4 milionë eurosh
Maqedonia sot në llogari të buxhetit mori 36.4 milionë euro nga huaja për politikat zhvillimore për konkurrencë të financuar nga Banka Botërore, kumtoi Ministria e ...
image
Biznesi, turizmi dhe punësimi, prioritete të ministrit Bekim Neziri
Përmirësimi i ambientit për udhëheqjen e bizneseve, tërheqja e më shumë investimeve vendore dhe të huaja dhe zhvillimi i turizmit, janë prioritetet e ministrit të ...
image
Më shumë shi ka rënë në Berovë - 67 litra në një metër katror
Më shumë shi në 24 orët e kaluara kanë rënë në Berovë - 67 litra në një metër katror, 32 në Kumanovë, 28 në Krushevë, ...
Next
Arkivi
first first Gusht, 2014 first first
Di Ma Me En Pr Sh
1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31
Arkivi sipas gazetareve
Tags
Ska tags per kete artikull