Ky berber punon falas për të pastrehët (FOTO)

21

Nasir Sobhani, i quajtur si “berberi i rrugëve” punon në një lokal berberësh në Melbourne gjashtë ditë të javës. Pastaj, të dielave, të vetmen ditë që e ka pushim, ai punon falas për njerëzit e pastrehë, nëpër rrugët e qytetit. Ai u jep këtyre njerëzve një imazh të ri, dhe i bën të ndjehen krenarë me atë që janë. Kështu, ai e demonstron kujdesin e tij, duke i prerë flokët dhe duke iu bërë stile të ndryshme falas. Sobhani ka filluar këtë mision pasi që një kohë ka qenë i varur nga droga dhe e urrente veten. Më pas, një pastrues i dritareve i tregoi se edhe ai kishte qenë i droguar për një muaj dhe se do të donte një stil flokësh të ri. Aty, Sobhani e kuptoi sa është e rëndësishme prerja e thjeshtë e flokëve. Ky berber 26 vjeçar vazhdon t’u jep njerëzve shpresë. Me sjelljen e tij, na tregon se mund të transformojmë jetën tonë në mënyrë pozitive dhe të fillojmë nga e para. Shikoni ndryshimin që u ka bërë njerëzve.

Të Ngjajshme