Kuvendi zgjedhor i FFM-së pa LFK Tetovë do të jetë jo legjitim

Ata kërkojnë që Kuvendi i ardhshëm i FFM-së, e cila do të mbahet të shtunën të anulohet. Derisa, njoftojnë se është ngritur procedurë para Gjykatës Kushtetuese, ku thonë se kërkojnë garë fer dhe korrekte për kryetar të Federatës Futbollistike të Maqedonisë

196

Bujar KURTAJ

Shkup, 17 shkurt – Iniciativa “Të bashkuar për futbollin” e udhëhequr nga Dragan Tomovski dhe Mirsad Jonuz dhe Lidhja futbollistike Komunale Tetovë, dje kanë mbajtur një konferencë për shtyp në të cilën potencuan  se Kuvendi i ardhshëm zgjedhor, i cili do të mbahet të shtunën, do të jetë jo legjitim pa delegatët e LFK Tetovë. Ata kërkojnë që Kuvendi i ardhshëm i FFM-së, e cila do të mbahet të shtunën të anulohet. Derisa, njoftojnë se është ngritur procedurë para Gjykatës Kushtetuese, ku thonë se kërkojnë garë fer dhe korrekte për kryetar të Federatës Futbollistike të Maqedonisë. Kujtojmë, Mirsad Jonuz, ish-seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, u kandidua nga ana e LFK Tetovë, por për shkak të parregullsive, kandidatura e tij nuk u pranua nga Federata Futbollistike e Maqedonisë. Jonuz thotë se e drejtë demokratike është që të kandidohesh ose të kandidojnë.

“Ne këtu nuk jemi mbledhur që të shkatërrojmë pasi futbolli tek ne është i shkatërruar. Në mënyrë legjitime jam caktuar nga ana e LFK Tetovë për kandidat i FFM-së, por në mënyrë ekspres ky kuvend u shfuqizua”, tha Jonuz para gazetarëve. “Ideja ime ka qenë ish-futbollist të njohur të udhëheqin me futbollin, prandaj nuk e di se pse nuk u pranua kandidatura ime edhe pse prapë po përsëris në mënyrë legjitime u zgjodha nga Lidhja Futbollistike Komunale Tetovë. Do të kishte qenë më mirë nëse do të garonin dy kandidat për postin e kryetarit të FFM-së”, shtoi më tej Jonuz, duke bërë të ditur se në kohën kur ai ka qenë seleksionues, përfaqësuesja e Maqedonisë ka qenë në pozitën e 73, ndërsa tani renditet në pozitën e 165. Ndryshe, bëri një akuzë interesante drejt drejtuese të FFM-së. “Premtimet e FFM-së se Shkëndija do të bëhet kampion, kurse Bregallnica dhe Pobeda do të sigurojnë mbijetesën në ligë, do të sjell edhe më shumë kërdi dhe më shumë probleme. Dhe e gjithë kjo me shortin e referëve është vërtet një kërdi e madhe”, deklaroi ish-seleksionuesi.

Ndërkohë, edhe Mehmet Abdiu nga LFK Tetovë, përsëriti se Kuvendi i ardhshëm i FFM-së pa delegatë nga LFK Tetovë, nuk do të jetë legjitim. “Kuvendi i LFK Tetovë të cilin e kemi mbajtur ka qenë legjitim. Komunikimi me FFM-në ka qenë në nivel një ditë para se të mbajmë Kuvendin, ndërsa me kohë ne i informuam  që të kenë përfaqësuesin e tyre. Nga gjithsejtë 42 delegatë, prezent ishin 24, që donë të thotë se kuorum për punë kemi pasur, ndërsa ka pasur edhe delegatë nga KF Renova, KF Shkëndija dhe Teteksi, që jep rëndësi shtesë. Kuvendi i FFM të shtunën pa LFK Tetovë, do të jetë jo legjitim”, tha Abdiu.

 

Të Ngjajshme