Në kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot ka filluar riparimi i dëmeve të shkaktuara nga protestuesit e dhunshëm, të cilët të enjten u futën në hapësirat e Kuvendit duke dhunuar fizikisht deputetët e shumicës parlamentare por njëkohësisht duke demoluar edhe zyrat e këtij institucioni. Press qendra e Kuvendit është e mbyllur dhe pjesët ku ndodhën incidentet akoma kaosi qe protestuesit e lanë pas.