Prishtinë, 10 janar – Mehdi Aliu është kosovari i parë që merr vizën amerikane nga Ambasada në Prishtinë. Ambasada e Amerikës në Prishtinë ka njoftuar se, pas vendimit që personat nën moshën 14 vjeçare dhe ata më të vjetër se 60 vjeç mund të marrin vizat në Prishtinë dhe nuk kanë nevojë të shkojnë në Maqedoni për aplikim, ka lëshuar edhe vizat e para. “Miq të Facebookut, njoftohuni me Mehdi Aliun! Aliu është kosovari i parë më i vjetër se 60 vjeç që ka aplikuar për një vizë turistike në Ambasadën në Prishtinë”, ka shkruar Ambasada amerikane në Facebook.