I nominuari nga Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, dhe Glauk Konjufca kanë takuar sot ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie, transmeton gazetametro.net Në këtë takim u vlerësua mbarëvajtja e zgjedhjeve të 11 qershorit, u diskutua procesi i formimit të institucioneve të legjislaturës së gjashtë si dhe sfidat e punët që e presin qeverinë e ardhshme dhe shtetin e Kosovës në përgjithësi. U trajtuan shumë tema si ajo e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, zhvillimit ekonomik dhe investimeve të diasporës, marrëdhënies së Kosovës me Serbinë etj”.
“Përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! përsëritën gatishmërinë dhe interesimin e tyre për zgjerim të partneritetit dhe thellim të aleancës së Republikës së Kosovës me ShBA-të”, thuhet në njoftimin e VV’së. Nuk bëhet e ditur nëse është folur për mundësinë që Vetëvendosje të marrë drejtimin e qeverisë.