Pogba, i cili shkaktoi penallti në barazimin 1:1 me Liverpoolin, për një moment ka humbur mendjen, duke bërë një gjest të pahijshëm ndaj mesfushorit të Liverpool, Jordan Henderson, transmeton Gazeta Express. Pak pasi shkaktoi penallti, Pogba i nervozuar kapi për fyti mesfushorin e Liverpoolit, duke e përplasur përtokë, por ky gjest i francezit nuk u vërejt nga gjyqtari kryesor.