Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj është aksidentuar mbrëmjen e sotme në Maqedoni. Më saktë aksidenti ka ndodhur në Kumanovë. Lajmi është konfirmuar nga policia lokale.Zv/ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu ka vizituar ish-ministrin Arben Ahmetaj në spital e Kumanovës pas aksidentit që pati ai sot në rrugën Tabanovcë-Kumanovë.Përveç Arben Ahmetaj janë edhe dy persona të tjerë që kanë mbetur të plagosur.Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 17:30 në kryqëzimin e autostradës në pikën kufitare Tabanoc-Kumanovë. Në aksident janë përfshirë tre makina, një prej të cilëve autobus dhe tjeri Range Rover me targa të Shqipërisë në të cilën e drejtonte ish-ministri Financave të Shqipërisë, që ka goditur një automjet tjetër.Arben Ahmetaj, ka marrë disa plagë dhe po ashtu kanë mbetur të plagosur edhe dy persona tjerë të cilët janë në Klinikën e Shkupit dhe në spitalin e Kumanovës.“Athina u dogj nga demonstratat antiamerikane dhe anti-Clinton, të cilin e bënin xhelat, në një kohë që himnizonin akoma Millosheviqin”.
Kështu është shprehur historiani dhe ish-zëvendësministri i jashtëm shqiptar, Pëllumb Xhufi, duke kujtuar nëntorin e vitit 1999, kur Presidenti i atëhershëm amerikan, Bill Clinton, kishte vizituar Athinën. Për shkak të rolit të tij në fushatën bombarduese të NATO-s mbi Jugosllavi dhe për shkak të qëndrimit ndaj Kosovës, Bill Clinton ishte pritur me demonstrata nga grekët të cilët në atë kohë po solidarizoheshin me popullin serb, që sapo kishte humbur dhe një luftë. Këto, Xhufi i ka thënë në emisionin CODEX të KTV-së, teksa ka folur për librin e autorit grek Takis Mihas, “Aleanca e pashenjtë: Greqia dhe Serbia e Millosheviqit”. Këtë deklaratë të tij bashkë me emisionin e plotë mund ta shikoni këtu.