Ndërsa gjithë rajonin prej ditësh është përfshirë nga një i ftohtë ekstrem i cili u shoqërua edhe me reshje dëbore, temperatura të ulëta dhe mot i keq është shënuar edhe në Itali. Fotografitë që shoqërojnë shkrimin janë shkrepur në Torrebruna, një komunë me 859 banorë në provincën e Chieti në Itali, e cila ndodhet në 845 metra lartësi. Për të dalë nga shtëpitë, banorët janë të detyruar të gërmojnë dëborën, e cila ka shkuar rreth metra dhe u ka mbyllur derën. “Për gjithë ata që po pyesin veten, fotografia është origjinale. Dëbora ka shkuar një metër e gjysmë. Situata është e rëndë në zonën tonë”, shpjegoi autorja e fotos, Alessia D’Ortona, për sajtin Abruzzolive.it.
Kur derën ta mbyll dëbora (FOTO)
Leave a comment