Athinë, 5 prill – Pas brifingut me Koxias, është intensifikuar shqetësim ynë, thotë përgjegjësi për politikë të jashtme në Demokracinë e Re opozitare, Jorgos Kumucakos, pas takimit të djeshëm me shefin e diplomacisë greke.
“Pas brifingut të zotit Koxias me opozitën për çështjen e Shkupit, shqetësimet tona janë intensifikuar. Demokracia e Re mbetet fuqimisht në nevojën për një zgjidhje komplete, gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare, e cila tërësisht do të përgjigjet edhe në parakushtet konkrete që nga fillimi i kemi vendosur edhe në ndjeshmërinë e arsyeshme të grekëve. Pa zgjidhje të këtillë, nuk do t’i jepet IRJM-së mundësi për çfarëdo qoftë qasje të saj të mëtutjeshme në NATO dhe BE”, thotë zyrtari për politikë të jashtme në Demokraci të Re.
Siç njoftoi paradite korrespondenti i MIA-s nga Athina, Kumucakos dhe Koxias në MPJ-në greke biseduan diçka më pak se 2,5 orë, në takimin që është në kuadër të aktiviteteve të Nikos Koxias për informim të partive për negociatat për emrin.
Zyrtari për politikët të jashtme në partinë më të madhe opozitare greke, në largim nga ministria, vetëm shkurt komentoi se kanë biseduar bisedë të gjerë.