Shkup, 15 nëntor – Gjykimi i 37 të akuzuarve në lëndën për “Lagjen e Trimave” edhe të martën është zhvilluar me dyer të mbyllura. Prezantimi i masave të posaçme, respektivisht bisedat e transkriptuara, kanë qenë arsyeja kryesore e mbylljes së procesit gjyqësor për publikun më të gjerë. Avokati Mefail Asllani tha se edhe seancat që pasojnë do të jenë të mbyllura për gazetar dhe organizatat që e mbikëqyrin procesin gjyqësor. Sipas tij, nuk dihet qartë se kur do të përfundojë prezantimi i këtyre dëshmive nga Prokuroria, për të cilat theksoi se në bazë të Ligjit për procedurë penale, nuk lejohet të publikohen në opinion. Ndryshe, për këtë proces gjyqësor, që filloi në shkurtë të këtij viti, janë mbajtur rreth 29 seanca gjyqësore, të cilat varësisht prej prezantimit të dëshmive, disa kanë qenë të mbyllura e disa të hapura për opinionin. (O.XH)