Hyrje | Kulturë | Viktimat e genocidit serb në ekspozitë

Viktimat e genocidit serb në ekspozitë

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Viktimat e genocidit serb në Kosovë janë përkujtuar me anë të një ekspozite në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Në ceremoni ishin politikanë, historianë si dhe familjarë të personave që humbën jetën dhe vuajtën pasojat e raprezaljeve të ushtrisë serbe. Ekspozita përkon edhe me një nga ngjarjet më të dhimshme në historinë e popullit të Kosovës, masakrën e Prekazit në Drenicë në mars të vitit 1998, në të cilën u vranë barbarisht nga forcat policore serbe 57 anëtarë të familjes Jashari, ndërmjet tyre edhe Adem Jashari, ish-Komandant i UCK-së. Nipi i tij Murat Jashari, foli për dhimbjen e familjes por edhe për sakrificën e tyre në shërbim të cështjes kombëtare. “Më mirë të sakrifikohet një njeri për të shpëtuar familjen dhe më mirë një familje për të shpëtuar një komb të tërë. Të bashkohemi me veprimet tona që e ardhmja të jetë më e mirë duke e nderuar të kaluarën të ndërtojmë të ardhmen”, tha Murat Jashari, nip i Adem Jasharit. 
Kryeministri Berisha, i cili ishte i pranishëm, u shpreh se populli ynë ka vuajtur shumë dhe ndaj tij janë bërë shumë padrejtësi, të cilat nuk duhet të harrohen.
“Tirana duhet të ketë një muze të genocidit kundër shqiptarëve në mënyrë që brezat të shohin se cilat ishin sakrificat e parardhësve të tyre”, tha Berisha. Dhuna serbe është ushtruar mbi popullin e pafajshëm të Kosovës për një kohë shumë të gjatë. Ekspozita përkujtimore përfshin dokumenta, fotografi dhe histori të cilat kanë ndodhur nga viti 1833 deri në clirimin e Kosovës nga ndërhyrja e forcave të NATO-s në vitin 1999.

Vlerëso tekstin
0

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

gjthsej: | Tregohen:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Tjera ngaKulturë
Previous
image
Francë: Filloi festivali i filmit në Kanë
Festivali më i madh i filmit në botë, ka nisur mbrëmë në Kanë të Francës, me adaptimin luksoz të romanit klasik “Getsbi i ...
image
Promovohet libri "Kosova si çështje europiane" e gazetares Cika-Kelmendi
Në amfiteatrin e Rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, sot do bëhet promovimi i librit: "Kosova si çështje evropiane" e gazetares së Dojçe Veles, Mimoza ...
image
Ekspozitë e Bukurie Oseku-Daladaku
Në Muzeun e qytetit të Shkupit do të hapet ekspozita e artistes Bukurije Oseku-Daladaku. Në këtë ekspozitë, e titulluar FACES, do të prezantohen rreth tridhjetë fotografi ...
image
Tetova nikoqire e festivalit të xhazit
Tetovë, 8 maj - Për herë të parë qyteti i Tetovës për tre ditë me radhë do të jetë nikoqir i festivalit të muzikës klasike ...
image
Artistët italianë bashkë me “Trio Kosova”
Sonte mbrëmje muzikore në Hamamin e Daut Pashës ...
image
Zbulohet karikatura kundër copëtimit të Shqipërisë në 1913
Plot 100 vite më parë, një karikaturë ka bërë xhiron e botës. Është botuar në Amerikë, Francë, Rumani… ishte viti 1913. Shqipëria ishte veçse një ...
image
Muzeu i diktaturës në Shkodër
Bashkia e Shkodrës u bën thirrje familjeve që janë persekutuar nga diktatura komuniste të ndihmojnë në pasurimin e Muzeut të Vuajtjeve të Diktaturës Komuniste. Tashmë ...
image
Këngëtarja Anjeza Shahini punësohet në Ministrinë e Kulturës
Këngëtarja, Anjeza Shahini pritet të nisë në fillim të muajit maj një punë të re. Përfaqësuesja e parë e Shqipërisë në Eurovizion është emëruar specialiste ...
image
Një film të madh për luftën çlirimtare
Nga paralajmërimi i regjisorit serb, Emir Kosturica, për të përgatitur një film, i cili flet për trafikimin e organeve që e implikon Kosovën që, sipas ...
image
Diskriminimi mund të marrë fund!
Adem XHELADINIKultura dhe zhvillimi i saj paraqet një segment të rëndësishëm në rrafshin e vlerësimit se sa një komunitet është i ngritur. Ruajtja dhe kultivimi ...
image
Kadare në garë për çmimin britanik "The Independent"
Është publikuar lista e shkurtë prej 6 shkrimtarësh, që janë në garë për marrjen e çmimit "The Independent". Në këtë listë bie në sy emri ...
image
Filmi dokumentar "Anija" i Roland Sejkos në kinematë shqiptare
Filmi dokumentar shqiptar "Anija" i Roland Sejkos vjen në kinematë shqiptare. Pas shfaqjeve të fundit në kinematë italiane, që prej ditës së djeshme, e në ...
image
Maqedonia do të kryesojë me Këshillin e ministrave të kulturës së EJL-së
Ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska sot në Bërdo te Kranji, Slloveni, do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në mbledhjen e Këshillit të ...
image
Panairi i 25-të i librit prej nesër deri më 15 prill
Produksioni më i ri letrar i botuesve vendorë dhe të huaj në 70 stenda dhe në hapësirë prej rreth 3.000 metra katrorë në Metropolis arenën ...
image
Fotografi të "National Geographic" në Kurshumli An
  Ekspozitë udhëtimi e fotografive nga "National Geographic” sot në ora 13 do të hapet në Kurshumli An. Formatin e përbëjnë 60 fotografi të publikuara në portalin ...
Next
Arkivi
first first Maj, 2013 first first
Di Ma Me En Pr Sh
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31
Arkivi sipas gazetareve
Tags
Ska tags per kete artikull