Kujtimi dhe monumentet e Stalinit ka shumë vitë që u shkatërruan në Gjeorgji, që nga viti 1991 kur vendi filloi pavarësinë në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. Por, kulti i Stalinit është ende gjallë. Një grup i vogël i “tifozëve” të tij ende i japin mbështetje Stalinit dhe regjimit të tij duke thënë se Bashkimi Sovjetik ishte i fortë dhe se Gjermania e shkatërroi atë.
Vasili Sidamonidze, 70-vjeçar, në shtëpinë e tij në Gjeorgji. “Për fat të keq, Stalini nuk është i popullarizuar këtë ditë dhe njerëzit nuk e respektojnë. Përveç ne që jemi anëtarë të partisë komuniste”, thotë ai.
Tsitsino Tsintsadze, 77-vjeçare, në shtëpinë e saj në Tbilisi, Gjeorgji. “Kam shumë portrete të Stalinit, libra për të, suvenirë. Disa i kam blerë vet, disa më janë dhënë si dhuratë. Miqtë dhe familja ime e dinë dashurinë time për Stalinin dhe shpesh herë më bëjnë dhurata të ndryshme me libra e gjëra të tjera që përmbajnë emrin e tij dhe që flasin për të”.
Ushangi Davitashvili, 86-vjeç, në shtëpinë e tij në Tbilisi, Gjeorgji. “Stalini e ka shpëtuar botën nga fashizmi. Stalinii është kujdesur për njerëzit. Gjatë qeverisjes së tij nuk ka patur papunësi. Kemi patur edukim dhe shëndetësi pa pare. Ai ishte njeri i mrekullueshëm”.
Nazi Stefanishvili, 73-vjeçare, një ekonomiste në pension, pozon në një dhomë në shtëpinë e saj në Gori të cilën e ka dedikuar vetëm për Stalinin. “Çdo mëngjes shkoj në dhomë dhe i them mirëmëngjesi Stalin… Marrë pjesë në çdo kremtim që ka të bëjë me Stalinin”.
Olda Danielia, 62-vjeç, në shtëpinë e saj në Rustavi, Gjeorgji. Danielia është lidere e partisë komuniste në qytetin e saj.“Këto ditë janë dy tipe të njerëzve: ata që e duan Stalinin dhe ata që e urrejnë atë. Ishin kohëra të vështira dhe me shumë armiq, përkundër kësaj Stalini ka arritur që të ndërtoj shtetin”.