Ekspertët thonë se gjatë festës së Fitër Bajramit duhet të kujdesemi më tepër rreth ushqimeve përkundrazi do të përballemi me probleme shëndetësore.
Gjatë muajit të Ramazanit regjimi i të ushqyerit ka ndryshuar totalisht dhe për këtë duhet të kemi kujdes të shtuar deri në ri adaptimin e organizmit në sistemin e njëjtë.
Në këtë kohë të festës duhet të shtohet konsumimi i ujit dhe lëngjeve si kompoti, ajrani, etj. Edhe të sëmurit kronik nga zemra, hipertension dhe diabeti duhet t’i përmbahet dietave të tyre edhe gjatë festës.
Sipas ekspertëve shëndetësor është shumë me rëndësi të kemi një kohë të kthimit në normalizim. Duke u kujdesur më shumë në vakte të ushqimit.
Po ashtu, duhet të vazhdohet të jemi të përmbajtur edhe jashtë Ramazanit që të jemi të kujdesshëm në ushqim. /30Ditët/