Një sarkofag antik i trafikuar ilegalisht nga Turqia në vitet 60-të të shekullit të kaluar, së shpejti do të mund të kthehet në shtëpi, si rezultat i një vendimi të marrë të premten nga prokuroria e Zvicrës, raporton Anadolu Agency (AA). Ministri turk i Turizmit, Nabi Avxhi, tha se vendimi i prokurorisë zvicerane ka hequr pengesën e fundit ligjore për riatdhesimin e sarkofagut antik. Sarkofagu, i cili përshkruan “12 punët heroike” të Herkulit, ishte kontrabanduar jashtë qytetit të lashtë të Turqisë, Perga, në periudhën e viteve 60-të të shekullit të kaluar. Sarkofagu ishte konfiskuar nga autoritetet zvicerane në vitin 2010, megjithatë, prokurorët në Gjeneve vendosën të premten që i njëjti të kthehet në Turqi. Duke folur në një konferencë për mediat, Avci tha se ekspertë ligjorë në Zvicër dhe Turqi kishin kryer një studim të përbashkët mbi këtë çështje. Ai tha se shumë artefakte historike nga periudha Osmane janë kontrabanduar nga Turqia, dhe të njëjtat janë ekspozuar nëpër muze të njohur, pavarësisht faktit se të njëjtat llogariten si të vjedhura. Avci shpreson që rasti me sarkofagun antik do tu shërbejë shteteve të tjera të kthejnë objektet historike të cilat janë nxjerrë jashtë Turqisë në mënyrë ilegale.