Kryepeshkopi i Sicilisë ka refuzuar haptazi të pagëzojë mafiozët italianë si “kumbarë” duke ndaluar kështu gangsterët të marrin titullin e “fuqishëm”. Michele Pennisi, një kritik i zëshëm i mafias, ka dioqezën e tij të Monreale, afër Palermos, raporton “BBC”. Ai u shpreh se donte t’ua bënte të qartë bosëve të mafias së feja nuk është në anën e tyre. “Mafia ka marrë gjithmonë titullin ‘kumbar’ nga Kisha, duke u dhënë kështu bosëve të krimit respekt fetar”, tha ai për AFP. ” Por këto janë dy botë krejtësisht të papajtueshme, ky fakt duhet të ndryshojë “, u shpreh Ati i Shenjtë. Dioqeza e kryepeshkopit përfshin fshatin famëkeq të Korleones, një enklavë gjakmarrjeje që u bë e famshme nga romani i Mario Puzo dhe filmi me të njëjtin titull: “Kumbari”.