Me përpjekje të përbashkëta mund të kontribuojmë për përmirësim të gjendjes së përgjithshme socioekonomike dhe inkuadrim në nismat evropiane për inkluzion social. Këtë sot e theksoi ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahimi në konferencën për kohezion social në Evropën Juglindore nga LSEE rrjeti hulumtues.
Ibrahimi informoi se Qeveria posaçërisht u kushton vëmendje kategorive të ndjeshme të personave të papunë, para së gjithash të rinjve dhe atyre të cilët ndodhen në rrezik social.
Ai potencoi se masa të rëndësishme janë programet për vetëpunësim me kreditim dhe për kreditim të subjekte juridike për hapje të vendeve të reja të punës, ndërsa target grupi janë të rinjtë e moshës deri 29-vjeçare. Foli për projektin “Maqedonia punëson 2”, i cili paraqet vazhdim të “Maqedonia punëson 1” dhe me të cilin, siç tha, është ulur dhe plotësisht pritet ulje e papunësisë përmes hapjes së vendeve të reja të punës me përfshirje të kategorive të ndryshmke të personave të papunë të cilët më rëndë hyjnë në tregun e punës.
Në konferencën dyditore marrin pjesë ekspertë nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Serbia, BeH, Mali i Zi.