Violinistja britanike Vanesa Mej më 15 maj do të mbajë koncert në Vip Arenën “Boris Trajkovski” në Shkup dhe kjo do të jetë paraqitja e vetme e muzikantes së njohur në rajon, njoftoi Pragma produksioni, i cili e organizon koncertin me mbështetje të Ministrisë së Kulturës dhe Filarmonisë së Maqedonisë.
“Vanesa Mej Venkorn Nikolson e njohur profesionalisht si Vanesa Mej është violiniste mega e njohur. Violinistja atraktive dhe e popullarizuar më parë quhej ‘fëmija mrekulli’, ndërsa tani është një nga violinistet më të njohura e të gjitha kohërave. Është e njohur sipas bashkimit të stilit tekno dhe klasik në performimet e saj”, thekson Pragma produksion.
Vanesa Mej u regjistrua në librin e Ginisit e rekordeve si instrumentaliste më e re e cila realizon koncerte të violinës të Betovenit dhe Çajkovskit. Pragma produksion informon se biletat për koncertin e Mej, të cilat janë në numër të kufizuar, do të lëshohen në shitje më 8 mars në të gjitha vendet e shitjes të “KupiKartiZaSe niz Makedonia”, Pola Jugoton dhe Lulishtja “Roze” – Vero 2.